Home / 2018 / November

Monthly Archives: November 2018

Pse Coca-Cola e Serbisë nuk po futet në Kosovë, do të habiteni me arsyen

Coca-Cola është ndër brendet më të dashura dhe më të shitura në mbarë botën. Por, Coca-Cola që prodhohet në Serbi ka probleme për t’u futur në vendin tonë. Dogana e Kosovës e ka kthyer secilin kamion të tyre. Ani pse Qeveria e Kosovës e ka lanë një derë celë për brendet e mëdha ndërkombëtare që të futën në Kosovës, Coca Cola po vazhdon të mrizojë në doganë. Ajo nuk po i respekton rregullat. “Janë kthyer të gjitha kamionët e Coca Cola’s”, ka thënë një burim i Gazetës Express, duke treguar që ndonëse ky është brend global, ata në njëfarë forme i janë nënshtruar politikave të Qeverisë së Serbisë, duke rezistuar që të shkruajnë në produkt, se për ku është i destinuar ai. “Kusht i Qeverisë së Kosovës është që brendet ndërkombëtare që prodhojnë në Serbi, e që duan të futën në Kosovë është që të shënojnë emrin e shtetit tonë”, ka treguar ky burim. “Në rastin e Coca Cola’s ata në vend që ta shënojnë Republika e Kosovës, ose vetëm Kosovë, e shkruajnë Lipjan”, ka sqaruar ky burim, duke ..

Read More »

Gattuso nervozohet shumë me këtë gjë të skuadrës së tij

Orari i skuadrës së tij duket se nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit, Gattuso pasi është shprehur i frustruar për këtë gjë. Sipas tij nuk është aspak normale që skuadra të luaj të enjten me fillim nga ora 18:55 dhe të kthehet të dielën në ndeshjen më të hershme të ditës. “Rosonerët” shënuan fitore të thellë në kuadër të Ligës së Evropës duke e mposhtur Dudelange me rezultat 5:2. Gëzimi për trajnerin e Milan mbeti në gjysmë kur ai u njoftua me orarin e skuadrës. “Është absurde të luash në 18:55 të enjten dhe të kthehesh të dielën për ndeshjen e hershme” ka thënë Gattuso për “Milan TV”. “Nuk dua të gjejë arsye. Thjesht nuk e kuptoj. Por, ne jemi më të fortë se kaq” ka thënë italiani. Milan do të përballet me Parman, e cila skuadër pozicionohet në vendin e gjashtë në Serie A këtë edicion.

Read More »

‘Rabija’ jashtë serialit, na prezanton me oborrin dhe shtëpinë super-luksoze

Gresa Pallaska u bë e njohur fal rolit të saj si ‘Rabija’ tek seriali ‘Ҫka ka shpija’. Përveç aktrimit ajo njihet edhe për linjat e saj joshëse, shkruan ORAinfo. Gresa është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet. Sonte ajo ka bërë një postim në të cilin tregon shtëpinë dhe oborrin e saj të cilat po duket mjaftë të bukura./ORAinfo/

Read More »

Gruaja e Sinan Vllasaliut, një ‘miss’ në kohën e rinisë

Sinan Vllasaliu është këngëtari i mirënjohur shqiptar, e që ofroi për publikun hite që janë kënduar e dëgjuar për vite me radhë. Ai është një prej këngëtarëve që është gjithmonë aktiv në muzikë e në projekte dhe secila këngë e tij është më e suksesshme se tjetra, e kjo është meritë e zërit të tij të veçante, përcjell ORAinfo. Sinani është një prej këngëtarëve që ka eksperimentuar me zhanrre dhe prapë është pëlqyer nga publiku në çdo lloj që ai ka provuar. Krahas profesionit, në jetën personale, Sinani është i martuar që shumë vite me Teuta Vllasaliun, me të cilën ka një vajzë. E sot gruaja e tij Teuta ka postuar një fotografi të kohës së rinisë së saj, nga e cila na bën të shohim sa e bukur paska qenë ajo në ato vite./ORAinfo/

Read More »

Super-lojtari po largohet nga Barcelona, ja për ku është nisur

Barcelona po mbetet edhe pa një lojtar tjetër. Samuel Umtiti do të largohet nga ekipi. Qendër mbrojtësi vuan nga një lëndim në gju dhe do t’i nënshtrohet një operacioni për të cilin ka udhëtuar ta kryej në Katar. Francezi është paraqitur vetëm tetë herë me katalunasit këtë sezon dhe u kthye nga një mungesë dy mujore në ndeshjen ndaj Atelticos. Ai luajti për plot 90 minuta në atë ndeshje, mirëpo u la jashtë fushës në ndeshjen ndaj PSV Eindhoven. Barcelona ka dalur me një deklaratë zyrtare ku ka njoftuar publikun për gjendjen e Umtiti. “Lojtari i ekipës së parë, Samuel Umtiti do të ndjekë planin për tretman, në gjurin e tij të majtë” thuhet në deklaratën e tyre. “Lojtari do të udhëtoj në Doha (Katar), ku do të njekë terapinë nën vëzhgimin e mjekëve të klubit” thuhet më tutje. Kujtojmë se Umtiti erdhi në Barcelonë nga Lyoni në vitin 2016. Ai ka regjistruar 91 paraqitje me katalunasit .

Read More »

Vjen ‘goditja’ e radhës për Barcelonën, do t’i mungojë edhe ylli tjetër

Lajmet e këqija për Barcelonën nuk kanë të ndalur, sapo mori edhe ‘goditjen’ e radhës. Së fundmi mësohet se Ernesto Valverde nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Arthur Melo. “Marca” shkruan se lojtari nuk është stërvitur këtë të premte dhe nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Barcelonës kundër Villarreal. Braziliani mungoi gjithashtu edhe në ndeshjen kundër PSV Eindhoven, pasi kishte pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Atletico Madrid. Arthur i bashkohet listës me emrat që do të mungojnë, që përbehet nga: Luis Suarez, Thomas Vermaelen, Samuel Umtiti, Jasper Cillessen dhe Rafinha Alcantara. Nuk mund të ishte situatë më e keqe për skuadrën katalunase

Read More »

Skandali me mishin e prishur nga Belgjika, pas kësaj Kosova merr këtë hap

Ishte shumë e përfolur tema e mishit të prishur në Kosovë, mish ky që ishte importuar nga Belgjika. Ky skandal i vuri në lëvizje Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Pas rastit, asnjë kilogram i këtij produkti nuk u fut në Kosovë nga Belgjika. Kosovarëve në tryezat e tyre më nuk po u servohet mish i importuar nga Belgjika. Skandali me thertoren “Veviba” nga Belgjika, ka detyruar autoritetet kosovare që më mos të blejnë mish nga ky shtet. Madje, në lidhje me këtë rast, ishte arrestuar edhe pronari i kompanisë importuese “Euro Ida”, Anton Jupa. Lamir Thaçi zëdhënës i AUV, për lajmi.net ka thënë se në vitin e fundit, Kosova ka importuar më së shumti mish nga tri shtete. “Vendet nga të cilat më së shumti kemi pasur import vitin e fundit janë: Brazili, Polonia, Gjermania dhe vende të tjera”, është shprehur Thaçi. E të gjitha këto ngarkesa të cilat kanë hyrë në territorin e Kosovës, kanë qenë të pajisura me dokumentacion përcjellës i cili e dëshmon sigurinë e produktit. Thaçi tutje..

Read More »

Komentet që po i bëhen gjatë shtatzënisë e kanë hutuar Elitën, ka diҫka për të thënë

Elita është ndër moderatoret më të njohura në Kosovë. Ajo është një femër mjaftë e bukur dhe atraktive, shkruan ORAinfo. Elita vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale me postime të ndryshme. Sot ajo ka publikuar disa komente të cilat i janë bërë para se të bënte publike shtatzëninë e saj. E për këto komente e reagime ajo i ka falenderuar të gjithë ata që po merren me të. Ndër të tjera ajo tha se po shijon ҫdo moment të shtatzënisë së saj./ORAinfo/

Read More »

Befasi! Atletico Madrid në ‘luftë’ për super-yllin e Chelseas

Atletico Madrid është në kërkim të yllit të Chelseas, Hazardit. “SportBild” shkruan se madrilenët janë të interesuar për yllin e Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard. Belgu ka shkëlqyer me paraqitjet në Gladbach që kur shkoi në formë huazimi në vitin 2014. Ai, këtë sezon ka realizuar tetë gola dhe ka shtuar pesë asistime në vetëm 12 ndeshje në Bundesliga. 25 vjeçari ka kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2020. Gladbach do t’i dëgjojë të gjitha ofertat pasi që nuk e kanë të sigurt vazhdimin e kontratës me Hazard. Hazard është kthyer në bartësin e lojës së skuadrës këtë sezon, kësisoj duke tërhequr vëmendjen e madrilenëve

Read More »