Home / 2018 / December / 01

Daily Archives: December 1, 2018

Shqipëria nuk ka unitet për çështjen e kufijëve të Kosovës

Tirana zyrtare nuk ka unitet për çështjen e kufijve të Kosovës. Kështu ka thënë ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, që sipas tij, debati për korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë hap debatin për statusin e Kosovës. Në një intervistë për Neës24, Lauka kritikoi edhe qëndrimin e Tiranës zyrtare, për të cilin u shpreh se nuk ka unitet. “Vetë hapja e këtij debati është kritik. Ky debat nuk duhej të hapej, edhe nëse dikush do përpiqej ta hapte, ne Kosova, institucionet zyrtare, Presidenti në radhë të parë që është iniciatori kryesor i kësaj hapjes së çështjes së kufijve duhet të përpiqej ti shmangej me të gjitha mundësitë që ka. Dhe ne Shqipëria duhet ta ndihmonim që ti shmangej. Pse? Sepse në gjykimin tim, çështjet territoriale janë çështje shumë të mprehta, shumë të rëndësishme, dhe është vështirë ti përballojnë shtete të konsoliduara, jo më Kosova që është me institucione të brishta të paqëndrueshme. Por kryesorja sipas mendimit tim, Kosova është e papërgatitur t..

Read More »

Dimri po vjen- a do të kemi rrymë?

Reduktimet me energji elektrike kohen e fundit kanë shënuar rritje. E, bashkë me reduktimet edhe pakënaqësitë e qytetarëve kanë filluar ttërriten. Kohët e fundit kishte ankesa të zëshme të qytetarëve dhe të bizneseve për ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike. Dhe, vërtet është e habitshme që gati 20 vjet pas lufte të mos ketë furnizim stabil me energji elektrike, shkruan rtv21. Sidoqoftë, tashmë po mban mot tipik dimëror dhe preokupim ndër qytetarë është furnizimi me energji elektrike në muajt e ardhshëm. Në KEK zotohen se tri blloqe të Termocentralit “Kosova A” do të jenë në funksion gjatë gjithë dimrit.

Read More »

Tuna kërkon nuse për shokun e saj të ngushtë, ka këto kërkesa

Tuna sot ka qenë në koncert dhe si edhe herave të tjera edhe sot ajo ka zgjedhur që flokët t’ia rregullojë miku i saj, Kaci. Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, me flokët e rregulluar nga Kaci ka shkëlqyer në koncertin që e ka mbajtur ne Shtutgart, shkruan ORAinfo. Ajo në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi të shokut të saj, Kacit dhe në mbishkrim, ajo ka kërkuar nuse për Kacin e duke shkruar për të fjalët më të mira që mund t’I marrë ai./ORAinfo/

Read More »

Adelina del për darkë me familje, ‘shokon’ me frizurën që ka bërë

Adelina Tahiri po e pranon edhe publikisht që është në ditët e saj më të mira, pas lindjes së djalit të saj. E këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, po vazhdon të jetë një ndër personazhet më të përfolura nga publiku e mediat rozë, shkruan ORAinfo. Por edhe Adelina nuk heziton që t’I njoftojë fansat e mediat për çdo detaj të jetës së saj përveç familjes. E sot, ajo ka postuar një video në Instagram ku ajo ka dal së bashku me familjarët e saj, as kthimit të vëllait të saj në shtëpi, por ajo çka bie në sy është pamja jo e mirë e Adelinës e sidomos e flokëve të saj./ORAinfo/

Read More »

Real Madrid shënon fitore të madhe, i afrohet kreut

Pas humbjes javën e kaluar, Real Madrid i është kthyer fitores. Gjiganti spanjoll ka shënuar fitore të rëndësishme. Real Madrid e ka fituar kryendeshjen e javës së 14-të të La Ligas, kundër Valencias. Para tifozëve të saj, skuadra nga Madridi shënoi fitore me rezultatin 2:0, shkruan lajmi net. Golin e parë në këtë takim e realizoi Daniel Wass në portën e tij, për t’i dhënë epërsinë “Los Blancos” në minutën e 8’ të takimit. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat edhe pse ishte Bale që mund ta dyfishonte epërsinë, por Neto bëri një pritje spektakolare. Në pjesën e dytë “mbretërit” realizuan edhe njëherë në minutën e 83’ me anë të Lucas Vazquez i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtarë. Me këtë fitore Real ngjitet në kuotën e 23 pikëve, në vendin e pestë, me 3 pikë më pak se Sevilla që është lidere dhe dy më pak se Barcelona që është në vendin e dytë.

Read More »

Ushtria e Kosovë votohet me 14 dhjetor

Formimi i ushtrisë së Kosovës pritet që të votohet në Kuventin e Kosovës më 14 dhjetor të këtij viti. Të gjitha partitë shqiptare në Kuvend janë bashkuar rreth këtij ligji që e transformon FSK-në në ‘ushtri’. Tre ligjet përfundimtare që e mundësojnë transformimin e FSK-së në “ushtri” pritet të kalojnë në parlament javën e dytë të dhjetorit. Por Aleksandër Vuçiq thotë se “kjo ngadalë po e dërgon rajonin në katastrofë”. Tre ligjet që e mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, por pa iu ndërruar emri, përfundimisht pritet të marrin dritën jeshile nga parlamenti i Kosovës gjatë këtij viti. Burime brenda qeverisë së Kosovës i thanë DË-së se në javën e dytë të dhjetorit (apo me 14 dhjetor) ligjet pritet të votohen në lexim të dytë në parlament, pastaj, ato do të nënshkruhen nga Presidenti i vendit në mënyrë që ato të jenë të plotfuqishme. Komisionet për Buxhet dhe Financa dhe komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, i kaloi të pre..

Read More »

Vajza e Alma Bektashit sot ka ditëlindjen, ja sa vite mbush ajo

Alma Bektashi është këngëtarja nga Prishtina që para disa vitesh ishte një ndër këngëtarët më aktive të muzikës shqiptare. Tani, Alma përveç që ishtë në ‘The voicë of Albania’, nuk publikoi më këngë dhe me këtë na ka bërë të kutojmë që ajo është shkëputur plotësisht nga muzika, përcjell ORAinfo. Alma është e martuar dhe ka dy fëmijë, ajo edhe është zhvendosur në Tiranë dhe atje është e përkushtuar në rritjen e fëmijëve të saj. Në familjen e saj sot ka pasur festë, ka qenë ditëlindja e vajzës së saj, Anisës e cila I ka mbushur sot 21 vite. Kaq shumë është rritur ajo./ORAinfo/

Read More »

“Exhe” luante me “Gulserenin” kur ishte shumë e vogël, po shikoni çfarë fëmijë i bukur ishte

Afra Saraçoğlu sot njihet për me rolin e Exhes nga seriali që aktualisht po merr shumë vëmendje, “Fazilet Hanim ve Kizlari”, por ajo qysh e vogël ka qenë pjesë e ekranit turk. Në një moshë fare të re, ajo u pa krah aktores së famshme, Nurgul Yesilcay, përcjell ORAinfo. “Exhe” tanimë është bërë njëra ndër vajzat më të bukura të ekranit turk, e që duket një pasardhëse e denjë e Nurgulit, me të cilën çuditërisht ngjan shumë. Shikoni dy aktoret e famshme turke nga një seria që morën pjesë bashkë./ORAinfo/

Read More »

Ronaldo afër rekordit të madh

Ylli portugez dhe i Juventusit, Cristiano Ronaldo është duke treguar formën më të lartë dhe këtë vit. Ai ka shkëlqyer edhe në fanellën bardhezi me ekipin e Juventusit. Cristiano Ronaldo, është vetëm pesë gola larg ta shkruajë historinë e futbollit. Superylli i ka regjistruar 45 gola dhe 12 asiste deri tani këtë sezon, nga të cilat 39 gola dhe 11 asiste për klubet (Real Madridin dhe Juventusin) dhe 6 gola dhe 1 asist për kombëtaren. Ai i ka shënuar 11 gola dhe i ka dhuruar 6 asiste për Juventusin në të gjitha garat këtë sezon, transmeton Gazeta Express. Nëse Ronaldo ia del t’i shënojë edhe 5 gola në 6 ndeshjet e radhës për klubin e tij Juventusin, atëherë portugezi do të bëhet lojtari i parë në histori që i shënon 50 gola brenda një viti për 8 vite radhazi. Madje as Lionel Messi nuk është afër kësaj veçorie, pasi e humbi hapin në vitin 2013 kur arriti t’i shënojë vetëm 45 gola. Ronaldo i shënoi 48 gola në vitin 2010, dhe që prej vitit 2011, ai nuk e ka lënë nën 50 gola në vit asnjë..

Read More »