Home / 2018 / December / 02

Daily Archives: December 2, 2018

Kleriku musliman boshnjak i shkruan letër Haradinajt, kjo është kërkesa e tij

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë 100 % ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, po kundërshtohet nga zyrtarë në Serbi e Bosnje. Mustafa Ceriq, një ndër klerikët muslimanë më me peshë në Ballkan, ish-kreu i Bashkisë Islame të Bosnjës nga viti 1993 e deri në vitin 2012, një figurë dhe me dimension politik, i ka përcjellë një letër të hapur kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ku i ankohet për vendimin e tarifës 100% ndaj mallrave të importuara nga Bosnja. Për Ceriq, nuk është e denjë të vësh shenjë barazimi mes dy vendeve. Vërtet Bosnja nuk e ka njohur Kosovën, por për Mustafa Ceriq, vetë boshnjakët e njohin atë. “I nderuar Kryeministër Haradinaj, me përshëndetjen e bukur boshnjake të paqes dhe miqësisë për ju, qeverinë tuaj dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, pranoni shprehjen e respektit të çdo boshnjaku, të cilët njohin Republikën e pavarur të Kosovës” e nis letrën e tij Ceriq, ku shpreh keqardhjen se përse Bosnja, në terma shtetërorë nuk e njeh Kosovën. “Boshnjakët e m..

Read More »

Rita Ora vjen me një imazh ‘përvëlues’

Rita Ora është këngëtarja me famë botërore e cila është me prejardhje shqiptare. Ajo vazhdon të realizojë projekte të cilat pëlqehen në mbarë botën, shkruan ORAinfo. E vetëdijshme për këtë, Rita është edhe shumë aktive në rrjetet sociale, ku vazhdimisht bënë postime të imazheve të ndryshme. Ajo sonte ka publikuar dy foto ku shfaqet joshëse si asnjëherë me parë. Për me tepër shikoni fotot… /ORAinfo/

Read More »

UEFA e merr vëndimin, kjo është Liga me e re…!

Edhe një Ligë e re e futbollit po krijohet nga UEFA. Pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës është krijuar edhe një turne i tretë për klube, raporton BBC. Këtë e ka konfirmuar sot Shtëpia Evropiane e Futbollit, e cila ka konfirmuar se është formuar “Liga e Evropës 2” që do të nisë nga viti 2021, transmeton Koha. net. Ky turne do të zhvillohet përkrah Ligës së Evropës, pra ditën e enjte. Vendi i shtatë nga Premier Liga do të hyjë në “play-off” të këtij turneu të ri. Si pjesë e ciklit 2021-2024 të UEFA-së, Liga e Evropës do të përgjysmohet në 32 klube, me një play-off shtesë ndërmjet ekipeve në fazën e grupeve dhe 16 më të mirave. Nga kjo pritet të përfitojnë vende më të vogla të Evropës. Në vend se të luajnë në fazat e hershme kualifikuese të Ligës së Evropës klubet do të hyjnë direkt në “Ligën e Evropës 2”. Kampioni i secilit shtet sërish do të hynte në Ligën e Kampionëve, por vetëm ekipet nga 15 shtetet e ranguara më së miri do të shkonin në fazën e grupeve apo në kualifi..

Read More »

Krijimi i ushtrisë, ja çka do të ndodh nesër në mbledhjen e Kryesisë

Kosova pritet që shumë shpejt të bëhet me ushtri. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pritet ta mbledhë kryesinë e Kuvendit nesër për të marrë vendim rreth ligjeve që e transformojnë FSK-në në ushtri. Burime brenda Kuvendit kanë thënë se në mbledhjen që do të mbahet në mesditë, ligjet për FSK-në do të procedohen dhe gjasat janë që seanca për to të mbahet në mesin e muajit dhjetor, njofton gazetametro. Ishte kryeministri Ramush Haradinaj që kishte iniciuar tri projektligjeve për shndërrimin e FSK’së në ushtri të Republikës së Kosovës, ndërkaq më vonë këto tri projektligje Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të FSK’së, i kishte proceduar seancës plenare pakon e projektligjeve që lidhen me shndërrimin e FSK-së në ushtri, pavarësisht që emri do t’i mbetet i njëjtë. Kujtojmë se këto projektligje kanë kaluar në lexim të parë në Kuvendit e Kosovës, me 96 vota për dhe asnjë kundër. Këto projektligje i kanë bërë bashkë pozitën e opozitën që njëzëri kanë mbështetu..

Read More »

Zbulohet dashuria e Adea Pulës

Adea Pula njihet si këngëtarja e dashur për fëmijë në të kaluarën. Por, epiteti i saj ndryshoj kur ajo u rrit, e edhe pse tani nuk është aktive në muzikë, ajo merr vëmendjen me pamje e saj, shkruan ORAinfo. Konsiderohet si njëra ndër vajzat më të bukura dhe më atraktive në vendin tonë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet. Sot ajo ka publikuar një foto të një bebe. “Oh dashni breee”, e ka përshkuar foton Adea. /ORAinfo/

Read More »

Morena shfaqet ‘përvëluese’ në vaskë, ky detaj në trupin e saj bie në sy!

Modelja dhe këngëtarja nga Prishtina, Morena Taraku, njihet për bukurin dhe format e saj trupore, të cilat edhe nuk heziton që t’i ekspozoi asnjëherë. Së fundmi ka qenë shumë e përfolur për lidhjen me një miliarder, të cilën ende nuk e ka bërë publike, shkruan ORAinfo. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet. para pak çastesh ajo ka publikuar një video ku shfaqet gjysmë e zhveshur në vaskë. Vëmendjen e merr taut gjigante në turpin e saj. Çka po përgatit kësaj radhe vazja nga Prishtina, këtë do ta kuptojmë se shpejti nga vet ajo. /ORAinfo/

Read More »

Këto janë datat e ndeshjeve për kualifikueset e ‘Euro 2020’

Është hedhur shorit për kualifikimet ‘EURO 2020’. Kosova është renditur në grupin A të kualifikimeve për Euro 2020. Dardanët do të jenë në grup së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi. Orari i ndeshjeve të Kosovës në kualifikimet për EURO 2020 23 mars 2019, Kosova është e lirë (luan miqësore) 25 mars 2019, 20:45, Kosova – Bullgaria 7 qershor 2019, 20:45, Mali i Zi – Kosova 10 qershor 2019, 20:45, Bullgaria – Kosova 7 shtator 2019, 15:00, Kosova – Rep. e Çekisë 10 shtator 2019, 20:45, Anglia – Kosova 11 tetor 2019, Kosova është e lirë (luan miqësore) 14 tetor 2019, 20:45, Kosova – Mali i Zi 14 nëntor 2019, 20:45, Rep. e Çekisë – Kosova 17 nëntor 2019, 18:00, Kosova – Anglia

Read More »

Roma – Inter, ndeshja përfundon me rezultat të papritur

Derbi i xhiros së 14-të në Serie A në mes të Romës dhe Interit ka përfunduar pa fitues. Roma dhe Interi kanë ndarë pikët në derbin e kësaj jave në Serie A. 2 me 2 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, me Interin që e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 37 përmes Keita Baldes, transmeton Koha. Shifrat i barazoi Underi në minutën e 51. Interi kaloi sërish në epërsi përmes Icardit që shënoi në minutën e 66 pas asistimit nga Brozoviqi. Megjithatë Roma nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në minutën e 74 përmes Kolarovit. Në vendin e dytë Interi ka 29 pikë, kurse Roma në të shtatin ka 20 pikë.

Read More »

Qytetarët e Prishtinës me mirë mos të dalin jashtë sonte, ja çka po ndodh!

Ndotja e ajrit në Prishtinë edhe sonte është shumë e madhe dhe kjo mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin. Përdorimi i lëndeve djegëse nga qytetarët për t’u ngrohur nëpër shtëpitë e tyre, pas rënies së temperaturave, duket se është reflektuar në cilësinë e ajrit në Prishtinë. Në natën e së dielës, gjendja e ajrit në kryeqendrën e Kosovës është bërë e rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Matja e fundit, e bërë në orën 21:30 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, tregon se ajri ka arritur në nivelin “i rrezikshëm”. Cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 353 ppm (grimcave në milion), tregon kjo qendër. Kryeqyteti i Kosovës i prin listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në rajon.

Read More »

Vdes aktori i njohur shqiptar

Një nga aktorët më të njohur të para viteve ’90, Luan Qerimi, u nda sot nga jeta në moshën 89-vjeçare. Aktori i mbi 70 roleve në teatër dhe kinematografi, prej vitesh ishte tërhequr nga jeta artistike, e megjithatë, në mendjen e dashamirësve të ekranit e skenës, kanë mbetur rolet e tij në “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka”, “Vdekja e kalit”, etj. Luan Qerimi lindi në Lushnje, 15 tetor 1929 dhe i hyri botës së aktrimit, fillimisht me lëvizjen amatore, për t’u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste. Ishte 25 vjeç, kur në vitin 1954 do të hynte në Teatrin Popullor, që ishte ëndrra e çdo të riu që dëshironte të bëhej aktor. Karriera e tij nisi me një rol episodik në komedinë “Prefekti” në vitin 1954, në rolin e Skënderit, por që atëherë, me dhjetëra do të ishin rolet që do t’i besoheshin. Kjo për portretin e tij të veçantë, zërin kumbues, seriozitetin dhe mënyrën se si i përshtatej çdo karakteri, që nga cubi, tek heroi, nga i infiltruari tek nj..

Read More »