Home / 2018 / December / 05

Daily Archives: December 5, 2018

Melania Trump ka marrëdhënie jo të mira më ish zonjat e para

Melania Trump dhe Michelle Obama morën pjesë në funeralin e ish presidentit George H.W. Bush. Ndërsa po zhvilloheshin homazhet, të pranishmit nuk mundën të mos përqendroheshin në mënyrën se si dy zonjat do të përshëndetnin njëra-tjetrën. Një shenjë e marrëdhënies jo të mirë mes zonjave ishte tepër e dukshme. Ato me mirësjellje shtrënguan duart dhe shkëmbyen një përshëndetje të shkurtër. Një tjetër moment i çuditshëm në funeralin e Bush, ishte kur Melania nuk i dha dorën ish zonjës së parë, dhe rivales politike të bashkëshortit të saj, Hillary Clinton. Por pavarësisht të gjithave tre zonjat e para, së bashku me Rosalynn Carter, u ulën së bashku me bashkëshortët e tyre në Katedralen Kombëtare në Uashington, DC dhe i vendosën mënjanë problemet e tyre. The post Melania Trump ka marrëdhënie jo të mira më ish zonjat e para appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

“Kush na ka mallkuar”, Flori sëmuret pak para “Këngës Magjike”

Kantautori Flori Mumajesi ka marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Plas”. Një projekt i cili rrëmbeu menjëherë vëmendjen e të gjithëve dhe u pëlqye shumë. Flori do të performojë natën e dytë të spektaklit, por ditën e sotme ai ka njoftuar fansat e tij se është sëmurë dhe ndodhet në spital. Në një video të postuar në Instastory, Flori shfaqet i buzëqeshur në fillim, por më pas tregon se po merr serum. “Kush na ka mallkuar kush?”, shprehet Flori, teksa krahas videos shkruan se do t’ja dalë të performojë para publikut ditën e nesërme. The post “Kush na ka mallkuar”, Flori sëmuret pak para “Këngës Magjike” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

FOTO/ Momentet magjike në dasmën e Nick Jonas me Priyanka Chopra

Pak ditë më parë këngëtari Nick Jonas dhe aktorja indiane Priyanka Chopra kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Çifti me një diferencë në moshë, Nick 26 dhe ajo 36 vjeçe, kishin më shumë se një vit që dilnin së bashku dhe u fejuan në maj të vitit të kaluar. Të dy vijnë nga kultura të ndryshme, por sipas tyre kjo është gjëja më e bukur që iu kishte sjellë marrëdhënia e tyre, sepse familjet e tyre kanë mësuar ta respektojnë njëra-tjetrën. Ata u martuan me dy ceremoni, ku njëra ishte hindu, në të cilën u shfaqën me veshje tradicionale indiane dhe tjetra një ceremoni e krishterë. Mandatory Credit: Photo by Altaf Qadri/AP/REX/Shutterstock (10013599o) Joe Jonas, Sophie Turner. Joe Jonas and his fiancé and Game of Thrones actress Sophie Turner pose for photographs during the wedding reception of Bollywood actress Priyanka Chopra and musician Nick Jonas in New Delhi, India Chopra Jonas Wedding, New Delhi, India - 04 Dec 2018 The post FOTO/ Momentet magjike në dasmën e Nick Jon..

Read More »

Kevin Hart prezantuesi i Oscar 2018

Kevin Hart konfirmoi ndërmjet një postimi në Instagram se do të jetë ai, i cili do të drejtojë çmimet Oscar për këtë vit. Ai shkroi se Oscar ka qenë gjithmonë “një pikësynim” në listën e tij. Duke e përshkruar atë si “mundësi e një jete të tërë për mua si një komedian”, ai gjithashtu shtoi me humorin e tij se “mamaja ime po buzëqeshë nga veshi në vesh tani”. “Unë do të mundohem ta bëjë Oscar këtë vit tepër të veçantë,” deklaroi Hart. The post Kevin Hart prezantuesi i Oscar 2018 appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Nuk e fshehin më lidhjen! Modelja s’duron dot pa i komentuar reperit në foto

Edhe pse nuk e kanë pranuar me foto apo me fjalë, ndonjëherë dhe komentet luajnë rolin e tyre në lidhjet e VIP-ave ditët e sotme. Kësaj radhe i referohemi lidhjes së Feros me Arbenitën, të cilët tashmë nuk po fshihen. Reperi ditë më parë i bëri një dedikim Arbenitës në njërën nga fotografitë e publikuara, duke shkruar: “I gjithë universi në një foto”. Por, ngacmimet vazhdojnë ende nga dyja palët, pasi së fundmi është modelja, ajo që i ka shkruar Feros, duke i komentuar syzet që ai i kishte vënë e që si duket janë të saj. E nuk ka munguar as përgjigjja e Feros, i cili është shprehur se do ia kthente. The post Nuk e fshehin më lidhjen! Modelja s’duron dot pa i komentuar reperit në foto appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Zemërthyera “Kënga Magjike 2018”, sa shumë dashuri të pamundura dhe njerëz të lënduar

Pamela Aliaj – Sa shpejt kaloi ky vit dhe tashmë kemi arritur në fund të tij, ku edhe nisin festivalet e shumëpritura të këngës, që tashmë janë tradicionale në fundvit. Edicioni i 20-të i festivalit “Kënga Magjike 2018” është pikërisht sot. Për disa të diela me radhë artistët që do të konkurrojnë kanë prezantuar çdo javë projektet e tyre muzikore për publikun në “show”-n e së dielës në “Klan”, “E diela Shqiptare”. Tashmë datat 5 dhe 6 dhjetor do të jenë netët gjysmëfinale (sot dhe nesër). Ndërsa nata e madhe do të mbahet më 8 dhjetor, ku dhe do të shpallet fituesi i këtij viti të festivalit më të madh të muzikës në Shqipëri. Artistët bashkë me Ardit Gjebrean janë mbledhur tashmë në pallatin e koncerteve për të bërë provat gjenerale në skenën e madhe. Pranë tij në prezantimin e këtij festivali do të jetë dhe balerina bukuroshe Klaudia Pepa dhe moderatorja Bora Zemani. Tashmë prej dy vitesh është bërë traditë që “Kënga Magjike” të ketë dy kategori atë të “New Artist” (Artistët e rinj) s..

Read More »

Shkencë në luftë, austro-hungarezët dhe arkeologjia shqiptare

Prof.Luan Përzhita* – Territori i Shqipërisë si pjesë e qytetërimeve antike të Mesdheut që nga koha e Rilindjes Evropiane ishte në fokusin e interesimit të studiuesve të pasionuar për antikitetet. Historia e arkeologjisë shqiptare, përfshin tri faza zhvillimi; a) fillim i shekulli 19-të – 1939, periudhë kjo e dominuar nga udhëtare dhe arkeologe të huaj; b) vitet 1945-1990, që pasqyrojnë një arkeologji të zhvilluar totalisht nga shteti socialist; c) v.1991 deri më sot që është karakterizuar nga transformimi i arkeologjisë kombëtare, ndërthurur me bashkëpunime me misionet e huaja arkeologjike. Në ndryshim nga vendet e tjera të Ballkanit, ku kërkimi sistematik arkeologjik nis nga gjysma e dytë e shek. XIX, në Shqipëri për shkak të formimit më vonë të shtetit të pavarur, ai fillon në periudhën midis dy luftërave botërore. Në epokën e Napolonit interes për arkeologjinë shqiptare treguan britanikët dhe francezët me William Martin Leake, Francois Pouqueville, Leon Heuzey dhe Daumet Honoré. At..

Read More »

Ambasadori austriak sjell në Apoloni stelën e zhdukur gjatë luftës

Fatmira Nikolli – Një stelë varri me motive florale, “është kthyer” në Shqipëri 100 vite pasi u zhduk. Origjinali i saj ruhet në Muzuen e Vjenës, ndërsa në Apoloni është dorëzuar një kopje e saj nga ambasadori Johann Sattler. Njoftimi zyrtar i Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë, thotë se Instituti Arkeologjik i Vjenës dhe ambasada austriake në Tiranë i dhuruan Muzeut Arkeologjik Apoloni MAA, kopjen e një stele funerare e cila gjendet në Muzeun Arkeologjik të Vjenës”. Dhurimi erdhi në kuadër të ekspozitës dhe konferencës, “100 vjet gërmime arkeologjike në Shqipëri. Prezenca austro-hungareze në arkeologjinë shqiptare”, edhe kjo bashkëpunim mes Ambasadës Austriake në Tiranë, Institutit Shqiptar të Arkeologjisë dhe Muzeut Historik Kombëtar. Qëllimi qe të kujtohej kontributi i misioneve austro-hungareze në arkeologjinë shqiptare, duke dhënë një panoramë të përgjithshme të rrugëtimit të tyre shkencor, që zbuluan dhe dokumentuan mjaft të dhëna arkeologjike për qytete të ndryshme antike ..

Read More »

Kompozitori habit Bieta Sulon: Do të të puth ty, jo gruan!

Jo rrallë të ftuarit në emisione tërheqin vëmendjen me deklaratat e tyre përpara kamerave, sidomos kur flasim për raste që emisionet janë ‘live’. Kësaj radhe është krijuar një situatë pak e sikletshme në emisionin “Ftesë në pesë” i Bieta Sulos. I ftuar në emision ishte kompozitori shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Agim Krajka. Ai ka rrëfyer për koncertin e ri gala që do të zhvillohet së shpejti, me titullin “Të gjithë e duan Krajkën”. Që kur hyri në studio, Krajka nisi të komplimentojë moderatoren e programit, Bieta Sulon, duke i thënë se i kishte vënë kusht produksionit që nëse prezantuesja nuk do të ishte e bukur, ai s’do të merrte pjesë në emision. Gjatë intervistës, Bieta i ka kërkuar Krajkës të përshëndesë e të puthë gruan, mirëpo kompozitori nuk ka pranuar, duke thënë se përderisa e kishte Bietën aq afër, nuk do ta puthte gruan e tij nga ekrani. Krajka është shprehur se në vend të gruas, preferon të puthë Bietën. “Për mua është kënaqësi shumë e madhe që marr gji..

Read More »