Home / 2019 / January / 01

Daily Archives: January 1, 2019

Kaltrina feston edhe sonte me burrin e vajzën, por ja kush u erdhi mysafir

Kaltrina Mikushnica është ndër moderatoret më të dashura për publikun tonë. Atë tashmë mund ta shohim ҫdo ditë në emisionin e mëngjesit, shkruan ORAinfo. Kaltrina është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet. Sot ajo ka publikuar një foto në të cilën shihet vajza, mes burrit të saj dhe një të afërmi të familjes së tyre./ORAinfo/

Read More »

Mustafi do t’i mungojë Arsenalit për kaq kohë

Viti 2019 ka filluar me fitore për skuadrën e Arsenalit. Granit Xhaka, Aubameyang, Lacazette dhe Ramsey shënuan për fitoren e thellë të Arsenalit. Në përfundimin e pjesës së parë, futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi kërkoi zëvendësimin nga trajneri, gjë që edhe ndodhi. Në fillimin e pjesës së dytë, Emery largoi Mustafin për të inkuadruar në lojë mesfushorin me tipare mbrojtëse, Lucas Torreira Pas ndeshjes, Emery ka folur për lëndimin e Mustafit, ku theksoi se nuk është diçka serioze. “Është një lëndim i vogël. Është një problem i vogël – por ai nuk ndihej mirë pas pjesës së parë”, tha Emery pas ndeshjes.

Read More »

Bahtiri tregon se kush e vonoi hapjen e urës

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka folur edhe njëherë për komunën të cilën ai e drejton. Në një intervistë për lajmi.net, Bahtiri ka folur edhe për hapjen e urës së lumin Ibër. Ai ka thënë se fajtor për vonesat në këtë proces janë edhe proceset tjera paralele, siç është dorëheqja e katër kryetarëve serbë të komunave. “Situata e sigurisë ka qenë në nivelin e duhur, për arsye se kemi pasur ramie të krimit jashtazakonisht shumë, edhe pse kemi pasur ngjarje të rëndësishme, situata ka qenë shumë e mirë”, ka thënë Bahtiri. “Siç jeni të njoftuar, bashkë me BE-në dhe kryetarin e veriut, Rakiq, jemi marrë vesh që ura të lëshohet në shtator por ajo nuk ndodhi. Ne nisëm një procedurë që me një këngëtare të famës botërore që të jetë një mesazh i qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës për të bërë në mënyrë manifestive hapjen e urës. Na doli një pjesë tjetër e politikës të cilat e ndjekën veriun nga Serbia. Pastaj patëm edhe dorëheqjet e kryetarëve serbë të komunave. Tash të shohi..

Read More »

Kaltrina feston edhe sonte me burrin e djalin, por ja kush u erdhi mysafir

Kaltrina Mikushnica është ndër moderatoret më të dashura për publikun tonë. Atë tashmë mund ta shohim ҫdo ditë në emisionin e mëngjesit, shkruan ORAinfo. Kaltrina është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet. Sot ajo ka publikuar një foto në të cilën shihet vajza, mes burrit të saj dhe një të afërmi të familjes së tyre./ORAinfo/

Read More »

E papritur! Valverde largohet nga Barcelona?

Duket se po vjen një lajm jo shumë i mirë për Barcelonën. Ky sezon mund të jetë i fundit për Ernesto Valverden në krye të Barcelonës. Në një intervistë për Barca TV, ai është shprehur se nuk është i sigurt se nëse do të jetë trajner i Barcelonës sezonin e ardhshëm. “Nuk e di se çka do të bëjë sezonin e ardhshëm. Në këtë kohë të futbollit, kush e di? Ne të gjithë e dimë se si shkojnë gjërat. Asnjëherë nuk mendoj për kohë të gjatë”, u shprehë spanjolli. Për Valverden ky është sezoni i dytë në klubin katalunas. Në sezonin e parë arriti të fitoi ‘La Ligan’, ‘Kupën e Mbretit’ dhe ‘Super-Kupën e Spanjës’. Spanjolli ka kontratë deri në vitin 2020 me Barcelonën.

Read More »

Reja e djali i Remzies kanë dalur sonte, veshja e Gëzimes iu lë pa mend

Gëzime Krasniqi është e fejuara e djalit të këngëtares së njohur kosovare, Remzie Osmani. Ajo tashmë është bërë e njohur dhe ka një numër të madh të ndjekësve në rrjetet sociale, shkruan ORAinfo. Gëzimja është shumë aktive dhe bën postime nga më të ndryshmet. Sonte duket se ata kanë dalur për të festuar dhe Gëzimja është veshur tejet bukur./ORAinfo/

Read More »

Xhaka i lumtur me fitoren, ka diҫka për të thënë

Goli kundër Fulhamit u shënua sonte nga Granit Xhaka. Ai thotë se gjatë këtij muaji në orar i kanë edhe dy ndeshje të vështira ku ata duhet të jenë më të vëmendshëm. Xhaka e hapi llogarinë e golave për ta kthyer Arsenalin të fitorja, që ndihmon shumë para dy derbive të Londrës, që Arsenali i zhvillon brenda dy jave kundër Ëest Hamit dhe Chelseat. “Pas ndeshjes se dobët kundër Liverpool, ne dëshiruam që të tregojmë një lojë të mirë dhe të përmirësohemi”, tha kosovari për mediat pas ndeshjes. “Fulhami ka një trajner të ri dhe një skuadër të mirë. Ne ishim pak nervoz kur rezultati ishte 2-1, por u bë 4-1 dhe kjo na bën të lumtur”. “Ne mund të mësojmë shumë nga ndeshja kundër Liverpool-ata janë një skuadër e mirë këtë vit-por ne kemi dy ndeshje të vështira tani në Premier Ligë, kundër Ëest Ham që luajmë jashtë dhe mandej në shtëpi kundër Chelsea, një orar i vështirë”. Arsenali udhëton në Blackpool këtë vikend për të luajtur ndeshje e raundit të katër në FA Cup.

Read More »

Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UҪK-së, Avni Hysenit

Mbrëmë ka ndërruar jetë ish-ushtari i UҪK-së, Avni Hyseni. Tashmë i ndjeri, kishte shumë ditë i shtrirë në QKUK nga gjendja e rëndë shëndetësore ndërsa ditë më parë Ambasada e Gjermanisë ia ka refuzuar vizën për të udhëtuar drejt shtetit gjerman për të kërkuar shërim. Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në një postim në Facebook ka njoftuar se Hysenit do t’i jepet lamtumira e fundit nesër në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Më poshtë postimi i Haradinajt: Të nderuar Bashkluftetarë Siç jeni të informuar, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, veterani i dy luftërave çlirimtare, Avni Hyseni. Lamtumira e fundit do t’i jepet nesër, e mërkurë, dt.2 janar 2019 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Paraprakisht do të bëhen homazhe dhe do të ketë mbledhje komemorative, sipas kësaj agjende: E mërkurë, 2 janar 2019: Ora 11:30 – 12:30, mbahen homazhe në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” – Pejë Ora 12:30 – 13:00, mbahet ceremonia mortore ..

Read More »

Nusja e Dautit vishet me minifund për Vitin e Ri

Lola Haradinaj është bashkëshorja e politikanit të njohur kosovar, Daut Haradinaj. Ajo është një femër tepër e bukur dhe atraktive si dhe eleganca nuk i mungon në çdo paraqitje, shkruan ORAinfo. Lola është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet. Sonte ajo ka publikuar një foto ku shihet e veshur me një minifund dhe po duket tejet bukur./ORAinfo/

Read More »