Home / 2019 / January / 03

Daily Archives: January 3, 2019

Benitez po ia rrëmben yllin e madh Milanit

Newcastle United po kërkon të nënshkruajë yllin e Milanit, Laxalt në janar, raporton Calciomercato përcjell ORAinfo. Trajneri i Newcastle United ,Rafa Benitez ka pranuar më parë se ekipi i tij ka të ngjarë të përballet me rënien nëse ata nuk bëjnë përforcime këtë muaj. Laxalt ka bërë 13 paraqitje për Milan këtë vit pas nënshkrimit nga Genoa në gusht, dhe është një futbollist shumë i mirë që luan për kombëtaren e Uruguajit./ORAinfo/

Read More »

Tronditet Juve, ja kush po largohet nga Torino

Mbrojtësi i Juventusi, Medhi Benatia shpreson të sigurojë një largim nga Torino gjatë dritares së transferimit të janarit, raporton Calcio Mercato përcjell ORAinfo. Mesfushori i Marokos ka rënë në favor të Massimiliano Allegri në kohët e fundit, me vetëm pesë paraqitje në Serie A për emrin e tij këtë sezon. Benatia dëshiron të luajë rregullisht diku tjetër, me oferta nga Liga Premier dhe Ligue 1 në tabelë, por Juventusi ngurrojnë të shesin jo së paku në këtë fushatë aktuale./ORAinfo/

Read More »

Pas përfundimit të festës, kirurgët i rikthehet grevës

Kirurgët i janë rikthyer grevës me të përfunduar ditët e festës. 157 kirurgët e Klinikës Universitare të Kosovës sërish të enjten vazhduan grevën me qëndrimin e njëjtë, të mos kryejnë ndërhyrje kirurgjike deri në plotësimin e kërkesës së tyre. Në ditën e 15 të grevës, janë bashkuar edhe kirurgët e Spitalit regjional të Gjakovës dhe të Gjilanit. “Kërkesa jonë ka qenë e qartë dhe vazhdon të jetë e njëjta…”, ka thënë, Arbër Morina, zëdhënës i kolegjiumit të përgjithshëm të kirurgëve Sipas Morinës, në një takim tre orësh që kanë pasur me drejtorin e SHSKUK-së Basri Sejdiun dhe ministrin e Shëndetesisë, Uran Ismajlin nuk kanë gjetur pajtueshmëri për tu realizuar kërkesat e tyre. “Ata kanë propozuar një pagë të padinjitetshme…” Ndërkohë, prej kur ka filluar greva drejtori i Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës ka bërë thirrje për ndërprerjen e grevës. Kirurgët thonë që jo vetëm ultimatum, por gjatë kësaj kohe ka pasur edhe mënyra tjera të presionit. Por jo e gjithë..

Read More »

Iu pret një muaj ‘sfidues’, ja si do të jetë moti gjatë janarit

Ka disa ditë që ka filluar dimri i ‘vërtetë’ në vendin tonë. Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, ka thënë se në janar do të ketë ulje të temperaturave dhe reshje të borës. “Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta të cilat vinë nga drejtimi i veri- lindjes, ku këto shkaktojnë ulje të theksuara të temperaturave në vendit tonë dhe temperaturë më e ulët do të shënëjë -8 gradë celcius ndërsa maksimalja -3 gradë celcius”, ka thënë Tahirsylaj. “Po ashtu do të ketë reshje të borës dhe në vendet malore bora do të arrijë dëri në 20 cm”, ka treguar ai. Tahiryslaj theksoi se nuk ka nevojë për shqetësim për këtë lloj moti, sepse është në natyrën e vendit tonë. Tahirsylaj po ashtu ka bërë apel tek shoferët që të kenë kujdes gjatë vozitjes së automjeteve.

Read More »

Zeka akuzon NISMA-n: I kanë mbet veç macat në tavan pa i punësu, ka dallavere të shumta

Milaim Zeka është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s. Ai padyshim që njihet njëri nga deputetët më të zëshëm të parlamentit, e në intervistën e fundvitit për ndër të tjera ka treguar raportin me partinë nga e cila kishte fituar votot për të marrë epitetin e deputetit. Zeka, duke komentuar për raportet me partinë e tij NISMA Socialdemokrate ka treguar që me muaj të tërë nuk komunikon me ta, dhe se partia në fjalë nuk dallon nga PDK. “Unë nuk komunikoj me NISMA-në, d.m.th., kam 6-7 muaj që nuk komunikoj me ta fare. Por vetëm mundem të thënë që NISMA me asnjë pikë, me asnjë presje nuk dallon prej PDK-së. Me nepotizëm, me dallavere, me gjitha faqet e zeza që i ka bërë PDK-ja i bën edhe NISMA. Mbi bazën e kësaj, unë nuk kam kurrfarë nostalgjie”, thotë Zeka. Deputeti Zeka, karshi këtyre akuzave ndaj partisë së tij thotë që do të vazhdojë deri në fund të mandatit, si deputet i kësaj partie. “Unë jam deputet, dhe mandatin tim e dërgoj deri në fund me NISMA-n. Nuk po dua të..

Read More »

Haradinaj e Meta: Një dolli për shqiptarët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar edhe një takim tjetër. I radhës ka qenë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Me këtë rast, Haradinaj dhe Meta kanë ngritur dolli për shqiptarët dhe të drejtën e tyre “Një dolli për shqiptarët dhe të drejtën e tyre! Asnjëherë më afër njëri-tjetrit në frymën dhe rrugën europiane. Qoftë edhe një vit i mbarë për ne!”, ka shkruar Haradinaj.

Read More »

Shyhretja e Engji të veshura si zonja, dalin në darkë, ja kush i shoqëron

Engjëllusha Salihu është ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore. Së pari ajo u njoh si vajza e Shyhrete Behlulit, po tanimë njihet si Engji, shkruan ORAinfo. Engji është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Sot ajo ka publikuar një foto në të cilën shihet bashkë me Shyhreten dhe me kolegët e saj. Të gjithë së bashku kanë dalur në darkë./ORAinfo/

Read More »

Ish-futbollisti i Milanit bëhet trajner

Djamel Mesbah, i cili ka luajtur për skuadrat si AC Milan, Lecce, Sampdoria, Parma dhe Crotone në Itali, është emëruar si menaxher i ri i skuadrës U- 19 të Thonon Evin FC përcjell ORAinfo. Ai ka qenë një agjent i lirë për më shumë se një vit dhe ka vendosur ta sfidojë vetën në një profesion tjetër. Në fakt, algjeriani do të fillojë një aventurë të re si një trajner i të rinjve, edhe pse ekipi është padyshim në një garë të ultë, pas goditjes së falimentimit disa vjet mbrapa./ORAinfo/

Read More »

City ia shkakëton humbjen e parë Liverpoolit të Xherdan Shaqirit

Manchester City ka fituar super ndeshjen e javës së 21-të ndaj Liverpool-it, duke mbajtur të hapur Premier League. “Qytetarët” triumfuan 2-1 në “Etihad Stadium” në një ndeshje që dhuroi shumë emocione dhe spektakël. Për të ndezur duelin mendoi Sergio Aguero, i cili realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 40-të me një kthesë brenda zonës duke mposhtur portierin Ederson. Reagimi i Liverpool-it erdhi në pjesën e dytë, teksa Firmino dërgoi topin në rrjetë në minutën e 64-t, pas një asisti të Robertson. Gëzimi i Klopp zgjati vetëm 8 minuta, pasi vendasit do të realizonin sërish me Leroy Sane, i cili u harrua në zonë, duke mposhtur portierin brazilian. Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund, teksa City tashmë mban vendin e dytë me 50 pikë, 4 më pak se Liverpool-i. Kjo është humbja e parë për këtë sezon për “The Reds”.

Read More »

Kujdes, mos u nisni për këtë rrugë, është bllokuar e tëra nga bora

Temperatura të ulëta dhe reshje të borës, një mot i tillë po mbretëron këto ditë në Kosovë. Autostrada “Arbën Xhaferi”, e cila shpie për në Brezovicë, dukshëm është mbuluar nga bora. E kjo gjendje po e vështirëson edhe më shumë qarkullimin e automjeteve. Vlen të përmendim faktin se muajve të fundit dukshëm është shtuar numri i aksidenteve me fatalitet, dhe vazhdimisht është bërë thirrje për kujdes gjatë drejtimit të automjeteve.

Read More »