Home / 2019 / January / 05

Daily Archives: January 5, 2019

Gjendje alarmante nga moti i keq, dy persona humbin jetën e dy të tjerë janë zhdukur

Në Greqi po mbretëron një gjendje mjaftë alarmante si pasojë e motit të keq. Një grua e moshuar u gjetur pa shenja jete dhe dy burra të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi stuhitë goditën një pjesë të madhe të Greqisë. Temperaturat në Greqinë qendrore dhe veriore kanë mbetur nën zero prej pothuajse një jave, gjatë së cilës dëbora e madhe ka ndërprerë shërbimet e transportit dhe fluturimet janë detyruar të devijohen në veri të vendit. Trupi i një gruaje 66-vjeçare u gjet nga një makinë, e cila u gjet e përmbysur pranë një përroi në Keratea, një rajon 45 kilometra në juglindje të Athinës. Dy burra që kishin qenë në makinë me 66-vjeçaren, nuk janë gjendur ende. “Burri i saj dhe një burrë tjetër, të cilët ishin në të njëjtën makinë, janë raportuar të humbur që nga e enjte, kur kushtet e motit të keq mbizotëronin në zonë”, tha një zyrtar i policisë në kushte anonimiteti. Shërbimi grek i mbrojtjes civile u ka bërë thirrje autoriteteve komunale të jenë në gatishmëri përpara një përkeqësimi..

Read More »

Vonesë në hapjen e kësaj rruge në Kosovë, vazhdon të jetë e mbyllur nga bora

Reshjet e borës të disa ditëve më parë, kanë bërë që disa rrugë të bëhet vështirë të kalueshme në Kosovë. Rrugët e vendit gjithandej janë të hapura, por ka zona ku makineritë janë vonuar, si në rastin e një fshati të Opojës ku tek sot banorët kanë mundur të lëvizin, pas disa ditësh bllokade. Banorët po ankohen se të angazhuarit për të heq borën po shkojnë rrallë andej. Kështu, tek pas dy ditësh bllokade në këtë vend malor dolën makinat për të hapur rrugën. Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Dragashit Mursel Halili i tha Klan Kosovës se kompania e kontraktuar ka bërë punën e saj shumë mirë veçse në rastin e Pllajnikës, vonesat janë pasojë e terrenit të papërshtatshëm. Megjithatë ai konfirmoi se të gjitha rrugët në komunën e Dragashit tani janë të lira për qarkullim.

Read More »

Kritika të ashpra ndaj Liverpoolit, kjo është arsyeja

Trajneri i Cardiffit, Neil Ëarnock, ka bërë disa kritika për skuadrën e Liverpoolit. Ai thënë se Liverpooli nuk ka kokërr ndershmërie e as klasi, për shkak se klubi i tij nuk arriti ta transferojë mbrojtësin Nathaniel Clyne nga të kuqtë. Trajneri i Cardiffit pohoi se Liverpooli i kishte premtuar atij se do t’ia huazonte mbrojtësin e djathtë, por më vonë e kishte zbuluar përmes televizionit se ai ishte shitur në Bournemouth të premten. Ëarnock ia kishte mundësuar Clynes debutimin profesional në Crystal Palace në vitin 2008 dhe tani e ka kritikuar edhe ish-lojtarin e tij. “Ta mësosh këtë në televizion, duke ditur se unë kam bërë gjithçka siç duhet dhe se ata më patën premtuar se këtë javë ai do të ishte lojtari im, ta shpifë më të vërtetë. Është e turpshme. Çfarë zhgënjimi, çfarë mungese e klasit, quajeni si të doni”, tha Ëarnock i zemëruar. “Çfarë zhgënjimi sepse e njihja Nathanielin…nuk mora asnjë telefonat nga ai e as nga Liverpooli. Kur pret dhe i bën gjërat siç duhet, mendoj se..

Read More »

Si mund të ndodhë diçka e tillë? Gruaja në gjendje kome lind një fëmijë

Diҫka shumë e ҫuditshme dhe e paparë më herët ka ndodhur në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Një grua që ka qenë në koma për 14 vjet duket se është përdhunuar dhe ka mbetur shtatzënë – më 29 dhjetor ajo lindi një fëmijë. Sipas mediave amerikane, rasti i tmerrshëm ka dalë në dritë nga një anonim. Sipas portalit të lajmeve “BuzzFeed Neës”, stafi i spitalit “Hacienda HealthCare” në Phoenix në Arizona nuk dinte asgjë për shtatzëninë e pacientes deri kur papritur erdhi fëmija. Tani kërkimi për përdhunuesin është duke u zhvilluar. Policia dhe autoritetet shtetërore të Arizonës janë duke hetuar. Sipas “BuzzFeed Neës”, pacienti papritur filloi të rënkonte me dhimbje më 29 dhjetor, por nuk mund të thoshte se çfarë kishte. Është një paciente e cila ka nevojë për kujdes në çdo çast. Pa kujdestarë profesionistë, ajo është plotësisht e pafuqishme. Një infermiere që ishte në detyrë më në fund solli fëmijën në botë. Djali është i shëndetshëm . “Hacienda HealthCare është e angazhuar për të hetuar..

Read More »

Mos u nisni për në kufirin Kroaci-Serbi, ja ҫfarë po ndodh atje

Kolonat e gjata në pika kufitare po vazhdojnë edhe më tej. Të tilla janë bërë edhe në kufirin e Kroacisë dhe Serbisë. Qytetarët kanë dërguar fotografi në KALLXO.com që tregojnë kolonat. Sipas tyre, pritjet në këtë kufi janë disa orë. Ditëve të fundit pritje të gjata në kufi ka pasur edhe në kufirin me Serbinë, ndërsa sot janë raportuar kolonat edhe në kufirin Kosovë-Maqedoni.

Read More »

Adelina e vesh djalin me shumë stil, kaq i pashëm po duket Joni i vogël

Adelina Tahiri edhe pse është bërë nënë në moshë fare të re, është duke e shijuar deri në maksimum ditët me djalin e saj. Këngëtarja edhe pse ka pasur shumë komente negative pasi u martua me burrin maqedonas, shkruan ORAinfo. Adelina është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet. Sot ajo ka publikuar një foto të djalit të saj, i cili po duket një fëmijë shumë i pashëm./ORAinfo/

Read More »

Reus merr lajmin e madh

Marco Reus votohet futbollisti më i mirë gjerman për vitin 2018. Ky është verdikti i sondazhit të organizuar nga Federata Gjermane e Futbollit, ku tifozët i dhanë më shumë vota se të tjerëve sulmuesit të Borussias së Dortmundit, i cili duket se ka rilindur pas një periudhë të vështirë dëmtimesh të njëpasnjëshme. Sigurisht që 2018-ta nuk ishte për t’u mbajtur mend për përfaqësuesen e Gjermanisë, që u eliminua që në fazën e grupeve të “Rusi 2018”, apo e përfundoi e fundit fazën eliminatore të Ligës së Kombeve dike rënë në Ligën B. Gjithsesi, Reus është ndër të paktën që u ka shpëtuar kritikave të tifozëve, çka u reflektua dhe në përzgjedhjen e tij si më i miri futbollist gjerman për vitin 2018. Reus mori 33.9% të votave, duke lënë pas Joshua Kimmich (31%) edhe Leroy Sane (10.3%).

Read More »

Përfundon “telenovela”, Godin te gjiganti italian

Diego Godin është duke u mbyllur në një transferim në Inter në verë, raporton Sky Italia përcjell ORAinfo. Mbrojtësi uruguaian do të jetë jashtë kontratës në fund të sezonit. 32-vjeçari do të jetë jashtë kontratës në fund të sezonit dhe është në prag të nënshkrimit të një marrëveshje dyvjeçare me Nerazzurët me një opsion për një sezon të tretë. Atletico bëri çdo përpjekje për të bindur yllin e Uruguait për të qëndruar, por Godin duket se është gati për një lëvizje në Serie A./ORAinfo/

Read More »

Kur do të rikthehet Messi në ekipin kombëtar të Argjentinës, mësohet data

Lionel Messi duket se do të khehet sërish në fanellën e komëtares. Ai dhe bashkëlojtarët e tij në kombëtare do të përballen me Venezuelën më 22 apo 26 mars. Giullermo Tofoni është caktuar nga FIFA si agjent përgjigjes për këtë ndeshje, dhe ai është duke bërë përpjekje tani për ta aranzhuar ndeshjet që të luhet pikërisht në stadiumin që është shtëpi e Messit, “Camp Nou”, edhe pse thuhet se ajo mund të luhet edhe në “Ëanda Metropolitano” të Atletico Madridit. Edhe pse Messi kishte planifikuar të rikthehej në Kombëtare për Kupën e Amerikës, fakti që ndeshja ka mundësi të zhvillohet në Barcelonë nënkupton se ai ka gjasa të zbresë në fushë për Argjentinën para verës. Hera e fundit që numri 10 luajti për vendin e tij ishte 30 qershori 2018, kur u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes 4-3 ndaj Francës. Aty Messi vendosi të pushojë për kohë të pacaktuar. Siç qëndrojnë gjërat, ekipi i Lionel Scalonit ka vetëm një ndeshje të konfirmuar para Kupës së Amerikës, dhe “Camp Nou” mund të jetë sta..

Read More »