Home / 2019 / January / 07

Daily Archives: January 7, 2019

Boga e Prevalla së shpejti do të bëhen me pagesë

Turistët kosovarë pritet që shumë shpejt të paguajnë për hyrje në Bogë e Prevallë. Një laurë do të vendoset edhe në Qendrën Turistike në fshatin Bogë të Komunës së Pejës. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim që edhe në Qendrën Turistike në Bogë dhe në atë në Prevallë të vendoset një taksë e njëjtë sikurse në Brezovicë, raporton KTV. Shumë shpejt kjo pjesë turistike e Kosovës do të bëhet me pagesë. Ministria e Mjedisit ka paralajmëruar se kjo pagesë do të bëhet për arsye të sigurimit. Qytetarët, të cilët e shfrytëzojnë këtë pjesë, shprehen skeptikë për pagesën në këtë vend turistik. Ndërsa, disa qytetarë të tjerë thonë se së pari duhet të investohet në këtë pjesë, pastaj të vendoset taksë. Disa biznese këtu në Bogë, prapa kamerës kanë thënë se nuk është në rregull të vendoset taksë, pasi shumica e investimeve aty janë nga vetë bizneset private. Kurse, laura në Qendrën Turistike në Brezovicë ishte vendosur në janar të vitit 2018 nga Ministria e Mjedisit..

Read More »

Shtrihet në spital Sylejman Selimi, i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Para tri ditësh është shtrirë në spital ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimit. Selimi është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare dhe si pasojë nuk dihet nëse mund të merret në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës. Selimi, i cili po vuan dënim me burg për rastet Drenica 1 dhe 2 në Qendrën Korrektuese të Kosovës, është shtrirë në spital prej tri ditësh në dy periudha. Insajderi ka mësuar nga burimet se ish-komandanti i UÇK-së është shtrirë fillimisht në QKUK para tri ditësh, për të rikthyer një ditë në burg dhe pastaj sërish në QKUK – ku është duke u trajtuar ende. Kontakti me zëdhënësin e QKUK-së, Shpend Fazliu, ka qenë i pamundur të realizohet sot në mbrëmje. Informata nuk kanë dhënë as zyrtarë të tjerë të QKUK-së. E si pasojë e problemeve shëndetësore, Selimi nuk dihet nëse do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i kishte dërguar ftesë për intervistim ish-komandantit të UÇK-së ..

Read More »

A ishte i martuar më parë Ramush Haradinaj? Flet kryeministri

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se nuk kam qenë i martuar kurrë më parë. Haradinaj, ka folur për jetën e tij private, dhe për zërat se ka qenë i martuar me dikë tjetër, para se të takohej me gruan e tij, Anita Muçajn. “Është folur, ose është përmendur që kam pasur jetë bashkëshortore përpara”, ka thënë Haradinaj në T7. “Djalë i ri kam qenë, por i martuar s’kam qenë ndonjëherë në jetën time përpara”, është shprehur ai. “S’kam pasur martesë asnjëherë. E vetmja herë që jam martuar në jetë, ka qenë me Anitën”, ka deklaruar Haradinaj. Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se sipas pikëpamjes së tij, “martesa është një akt që ndodh një herë në jetë”, ka thënë Haradinaj.

Read More »

Konfirmohet: Këto ekipe po e kërkojnë Cutronen

Agjenti i Patrick Cutrone pranon se klubet spanjolle dhe gjermane kanë treguar interes për sulmuesin, por ai dëshiron të vazhdojë të luajë për Milanin. Cutrone ka ndjekur fushatën e tij të madhe për Milanin me shtatë gola këtë sezon dhe Donato Orgnoni zbuloi se ylli i Italisë po përpiqen të vjedhin sa më shumë gjëra të jetë e mundur nga Gonzalo Higuain. “Sikur ai të ishte i huaj, ai do të kishte tërhequr shumë më tepër interesim, edhe nëse ai mbetet një nga të rinjtë më të mirë italian”, tha ai për MilanNews, përcjell ORAinfo. “Ne kemi pasur shumë interesime nga ekipet e huaja, si nga Spanja dhe një nga Gjermania, por Patrick dëshiron të vazhdojë të punojë mirë për Milanin”, ka thënë ai. “Ne presim që Cutrone të ketë të njëjtat shanse në 2019 se ai kishte vitin e kaluar. Pas kësaj, do të jetë pranë tij për të bërë mirë në fushë me shfaqjet, qëllimet dhe, ndoshta, çmimet e tij”. Ai më utje ka thënë se Pipita mbetet një nga sulmuesit më të mirë në botë. “Gonzalo është një lojtar i ..

Read More »

Nga nesër bora mbulon Tiranën

Tirana nesër pritet që të zbardhët nga bora për herë të parë këtë sezon. Meteorologët kanë parashikuar reshje të borës në Tiranë duke filluar nga nesër. Reshjet e dëborës kanë krijuar probleme në shumë zona të vendit, por dëbora mbetet dëshira më e madhe e kryeqytetasve në çdo prag dimri. Kjo e martë, sipas sinoptikanëve ka rezervuar jo vetëm mëngjesin më të ftohtë të kësaj jave, por në mbrëmje do të sjellë reshjet e para të dëborës për Tiranën. “Dita më e ftohtë e javës do të jetë dita e së martës, pasi do të ketë vlera negative. Temperaturat do të jenë -12 apo edhe -13. Reshjet nisin natën e së martës rreth orës 8-9 dhe do jenë në formën e dëborës. Sigurisht që do të kemi reshje dëbore edhe në Tiranë. Do të jetë e përzier me shi, por që do të kemi reshje dëbore”, thote meteorologia per Klan. Edhe pse pritet një rritje e temperaturave nga e mërkura, në zonat bregdetare dhe të ulëta do të ketë reshje shiu. “Reshjet nisin mbrëmjen e së martës. Shtohet intensiteti ditën e mërkurë d..

Read More »

Pato këtë muaj mund të transferohet te Milani

Një skandal i madh ndodhi në Kinë. Shu Yuhui, pronari i Tianjin Quanjian, klubi që punëson Alexandre Pato, po has në probleme me shtetin kinez. Yuhui u arrestua në ditët e fundit dhe u akuzua për vepra të rreme me menaxherët e tjerë të kompanisë. Milanneës raporton se ekipi i tij i futbollit është vënë në pikëpyetje, duke përfshirë të ardhmen e Patos, përcjell ORAinfo. Lojtari ende ka kontratë njëvjeçare me klubin kinez (që skadon në dhjetor 2019), por tani lojtari mund të lirohej shumë më lehtë se më parë (klauzola e lirimit ishte e vendosur në 25 milionë euro). Pas këtij skandali, Tianjin Quanjian gjithashtu ka vështirësi në pagimin e pagave dhe ajo e brazilianit është një nga më të lartat në të gjithë ekipin. Rruga që udhëhoqi Paton në Milano mund të rihapet prapa kësaj skandali në Kinë. Para kësaj, nuk kishte kushte për rikthimin e lojtarit në San Siro, ndërsa tani skenari mund të ndryshonte dhe sulmuesi brazilian, preferencat e të cilit ishin ose Milani ose një rikthim në Bra..

Read More »

Eliminohet Liverpool

Gjiganti anglez Liverpool është treguar i pafuqishëm të vazhdojnë të gjitha garat, është eleminuar nga Wolves në Kupën FA. Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Premierligë, Liverpool është kthyer për të dëshpëruar në Kupën Fa. Lojtarët e Jurgen Klopp u eleminuan nga kjo garë pasi pësuan nga Ëolverhampton me rezultatin 2:1. Ishin vendasit që kaluan në epërsi të parët, me anë të sulmuesit meksikan, Raul Jimenez, në minutën e 38, shkruan lajmi net. Reagimi i “The Reds” erdhi në minutën e 51’ kur belgu Divock Origi realizoi një gol të bukur për 1:1. Por, vetëm katër minuta më vonë, vendasit befasuan për herë të dytë, duke realizuar me anë të Ruben Neves për 2:1. Wolverhampton kështu befason për herë të dytë brenda pak ditëve, pasi më herët kishin mposhtur Tottenhamin me rezultatin 3:1, në Premierligë. Kujtojmë se në këtë ndeshje ishte Xherdan Shaqiri që pati një mundësi të artë për të barazuar, por gjuajtjen e tij të lirë e ndali shtylla.

Read More »

Edi Rama a ka frikë nga Ilir Meta? Vjen përgjigja epike

Raportet ne mes të presidentit shqiptar Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama nuk janë në nivelin më të mirë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ftuar në Neës24 u pyet edhe për marrëdhënien e tij me Ramën. I pyetur nëse ka frikë Rama nga Meta, presidenti e ka mohuar. “Sigurisht që këtu (në takime) Rama është shumë mirëkuptues dhe bashkëpunues”, u shpreh ai. Meta tha se nuk ka patur asnjë reagim nga Rama lidhur me mosdekretimin e largimit të Bushatit dhe zëvendësimin e Cakajt në ministrinë e jashtme.

Read More »

Presidenti Trump po e kërkon paqen mes Kosovës dhe Serbisë

Presidentin amerikan, Donald Trump po e kërkon paqen mes Kosovës dhe Serbisë. Trump, është duke punuar për të arritur atë që ajo shpreson të jetë një fitore tjetër në politikën e jashtme – këtë herë duke nxitur udhëheqësit e Serbisë dhe ata të Kosovës që të nënshkruajnë një marrëveshje për paqe në një ceremoni që do të zhvillohej në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, raporton Fox News. Një burim ka konfirmuar për Fox News, media e afërt me numrin një të Amerikës, raportimet në media se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së fundmi ka udhëtuar në Berlin dhe ka takuar atje ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell, me të cilin ka diskutuar për një marrëveshje që do të ulte taksën ndaj mallrave serbe, dhe në përgjithësi do të çonte drejt një zbutjeje të tensioneve. Fox News shkruan se tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë së fundmi janë rritur aq shumë, saqë disa druajnë se mund të shpërthejë një konflikt i armatosur. “Presidenti Trump i ka dhënë edhe Kosovës, edhe Serbisë,..

Read More »

Tuna shtatzënë? Flet këngëtarja

Altuna Sejdiu është këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e që u bë e njohur në publikun shqiptar me emrin artistik, Tuna. Ajo tani jeton në Prishtinë së bashku me burrin e saj, Patrisin dhe djalin e tyre, Tianin. Tuna e ka dhënë përgjigjen e shumëpritur. Lidhja e këngëtares Tuna Sejdi dhe Patris Berishës ka qenë e shumë komentuar që nga fillimet e para, shkruan lajmi net. Portali jonë ishim të parë që e zbuluam se ata janë bashkë e më pas edhe për shtatzëninë të cilën e konfirmuan burime të afërta me çiftin. E edhe pas martesës emrat e tyre i kemi hasur shpesh nëpër media, shkak i zërave që Tuna i ka prishur raportet me familjen e Patrisit dhe jo vetëm. Rreth kësaj, dhe mundësisë për një fëmijë të dytë me Patrisin ajo ka folur si rrallë herë gjatë një interviste të dhënë për ‘Mirage’ të cilën ua sjellim në vazhdim.

Read More »