Home / 2019 / January / 09

Daily Archives: January 9, 2019

Enver Hoxhaj flet për taksën ndaj Serbisë, thotë se ishte ide e tij

Enver Hoxhaj ka folur për taksën ndaj produkteve serbe. Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se taksa nuk ka qenë kundër dialogut. “Serbia ka bërë përpjekje dhe aksion ndaj Kosovës. Serbia ka bërë përpjekje kundër anëtarësimit të Kosovës, në INTERPOl e UNESCO. Serbia ka shantazhuar qytetarët e Kosovës, serbët e Kosovës që ishin pjesë e FSK-së. Ka bërë përpjekje të minojë shtetësinë e Kosovës. Ne kemi përdorur sovranitetin tonë të brendshëm të godasim Serbinë. Ky vendim nuk ka qenë kundër dialogut”, tha Hoxhaj sonte në RTK. Sipas tij, Federica Mogherini u ka thënë në takim që ajo do të kërkojë nga Serbia të ndalë kampanjën ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Taksa nuk është vendosur me idenë që Serbia të njohë Kosovën. Unë jam ai që kam dhënë idenë për vënie e taksës. Ideja është përkrahur nga kryeministri Haradinaj dhe nga kryetari Veseli”, tha ai. Sipas tij, taksa do të jetë në fuqi.

Read More »

Learta pozon në këtë gjendje pranë djalit, çfarë po ndodh me pamjen e saj

Learta Jakupi u bë e njohur për publikun për një kohë shumë të shkurtër, pasi u martua me djalin e këngëtares së njohur shqiptare, Shyhrete Behlulit. Ajo tani tani famën më të madhe po e arrin pasi ka hapur dyqanin e saj të veshjeve elegante për femra që e ka quajtur ‘Mia Matin’, përcjell ORAinfo. Learta është edhe shumë aktive në rrjete sociale e në veçanti në Instagram ku vazhdimisht publikon foto të ndryshme të jetës së saj. Në një fotografi që po qarkullon në media shihet Learta së bashku me Matinin, por ajo çka bie në sy është se ajo duket se ka filluar të shtojë peshë e që shihet në fytyrën e saj./ORAinfo/

Read More »

Kaltrina shtatzënë, ‘sfidon’ të ftohtin me veshjen më të bukur ndonjëherë

Kaltrina Mikushnica është një ndër moderatoret më të suksesshme dhe më të pëlqyera shqiptare. Ajo me thjeshtësinë dhe pamjen e saj u bë shumë e njohur dhe e pëlqyer në publik, shkruan ORAinfo. Moderatorja nga Vushtrria tani është shtatzënë dhe këtë kohë duket se po e shijon shumë. E sot, ajo ka publikuar disa fotografi ku shihet e veshur dhe e rregulluar aq bukur dhe si asnjëherë më parë./ORAinfo/

Read More »

Përfundon ndeshja Man City – Burton, këto janë notat e lojtarëve

Ka përfunduar ndeshja mes Manchester City dhe Burtonit. Manchester City ka arritur të shënojë fitore të thellë në gjysmëfinalen e parë të EFL Cup, duke e mposhtur Burtonin 9-0. Sulmuesi Gabriel Jesus pati një paraqitje të mirë duke shënuar katër gola. Braziliani u vlerësua me notë maksimale, 10. Me notë të lartë është notuar edhe Riyad Mahrez, që shënoi në fund të ndeshjes. Portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi, i cili nuk pranoi asnjë gol në këtë sfidë, u notua me notën 7.1.

Read More »

Reshje të mëdha të borës, bllokohen disa rrugë në Prishtinë

Ende po vazhdojnë reshjet e borës në vendin tonë. Reshjet e dendura të borës të cilat kanë rënë gjatë ditës së sotme kanë bërë që disa nga rrugët e kryeqytetit të bëhen vështirë të kalueshme. Edhe pse vazhdimisht është proklamuar se të gjitha rrugët janë të hapura dhe të kalueshme, një gjë e tillë duket se nuk ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia” në lagjen Veternik të Prishtinës. Sipas pamjeve të dërguar nga një qytetar shihet se rruga “Ali Vitia” në lagjen Veternik nuk është e pastruar nga bora. Po ashtu shihet vështirësia që e kanë veturat të ngjiten në këtë rrugë të mbuluar nga bora.

Read More »

U përfol se është shtatzënë, por këto foto të Leonorës i sqarojnë të gjitha

Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës shqiptare. Ajo ka sjellur për publikun shqiptar gjithmonë vetëm hite që kanë mbetur përherë në kujtesë, përcjell ORAinfo. Është diskurutar shumë në media një lidhje e saj e që ende nuk ka ndonjë deklaratë pouese nga Leomora. E së fundi është përfolur një shtatzëni e mundshme e saj, mirëpo në një video që e ka publikuar në rrjete sociale nuk mund të shihet barku i saj./ORAinfo/

Read More »

Ryva merr surprizën më të ëmbël, ja reagimi i saj

Ryva Kajtazi hyn në grupin e këngëtareve që kanë qenë të pëlqyera nga publiku që në daljen e parë në skenë. Ajo filloi karrierën si aktore për të vazhduar më vonë si këngëtare shumë e kuksesshme. Ryva për një kohë të gjatë ishte shumë aktive në muzikë. Edhe pse tani është më pak aktive në muzikë, ajo është shumë aktive në rrjete sociale. Sot, ajo ka postuar një foto ku shihet një surprizë që ia kanë bërë asaj ku mund ta shohim një kafe me fotografinë e Ryvës përmbi./ORAinfo/

Read More »

Barcelona i do me ҫdo kusht këta tre sulmues

Barcelona është në kërkim të një sulumesi. Skuadra po kërkon një zëvëndësues të Munir El Haddadi, i cili mund të larohet në fund të këtij sezoni. Sulmuesi spanjoll po kërkon një skuadër që do t’i garantonte më shumë minuta, diçka që e ka vështirë të garantuar te Barcelona, me Luis Suarezin para tij. ‘Don Balon’ raporton se Barcelona tani po kërkon një sulmues, i cili do të zinte vendin e El Haddadit. Sipas kësaj medie, në listën e kampionëve të La Ligas janë tre emra. Bëhet fjalë për sulmuesit Alvaro Morata, Kevin Gameiro dhe Fernando Llorente. Nga këta tre, Llorente mund të afrohet më lehtë, duke pasur parasysh moshën dhe çmimin e ulët që mund të paguhet.

Read More »

Ҫfarë po ndodh me të? Isco zyrtarisht në telashe

Isco duket se është në telashe të mëdha, madje tani edhe zyrtarisht. Ylli spanjoll është lënë sërish rezervë nga trajneri Santiago Solari, në sfidën e Kupës së Mbretit ndaj Leganes, që po zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’. Vendimi i trajnerit Solari, duket se nuk i ka pëlqyer aspak Isco. Ky i fundit, e ka pëlqyer një postim në Tëitter, të një personi që kritikonte Solarin për lënien në bankën e rezervistëve Iscon. Edhe pse Isco ka reaguar shpejtë duke e hequr pëlqimin nga ky postim, kjo nuk ka mjaftuar, pasi veprimi i tij është lajmi kryesor i mbrëmjes në Spanjë.

Read More »

Këshilltari i Presidentit tregon se cili është kushti i Serbisë për njohjen e Kosovës

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaҫit, ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Blerim Shala ka thënë se Serbia do ta kushtëzojë njohjen e Kosovës me marrjen e një pjese të territorit të saj. “Serbia kërkon territor për njohje”, ka deklaruar Shala, duke shtuar se, megjithatë, një kërkesë e tillë nuk është bërë zyrtarisht. “Por, aludimet janë të qarta”, është shprehur ai, duke iu referuar deklaratave publike të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas Shalës, diskursi i Vuçiqit është që një pjesë e Kosovës të bëhet pjesë e Serbisë.

Read More »