Home / 2019 / January / 10

Daily Archives: January 10, 2019

Barcelona me super transferim nga Chelsea

Afati i janarit duket se do të jetë i nxehtë për disa ekipe. Barcelona ka shfaqur përsëri interesimin për brazilianin e Chelseat. Skuadra katalonase është gati që ta ofrojë Malcomin për ta marrë Willianin. Malcom ka dështuar në stinorin e parë në “Camp Nou” dhe klubi është gati që ta shkëmbejë atë me Ëillianin, për të cilin kishte një interesim të madh gjatë afatit kalimtar të verës. Barcelona bëri tri oferta për Willianin gjatë verës mirëpo pa sukses, dhe pastaj u kthye kah Malcom, të cilin e transferoi nga Bordeauxi.

Read More »

Barcelona mposhtet nga Levante

Levante ka arritur që ta mposhtë Barcelonën. Barcelona ka pësuar humbje 2 me 1 në përballjen e parë me Levanten në 1/8 e finales të ‘Cupa del Rey’. Cabaco dhe Mayoral realizuan dy golat për Levanten në 18 minutat e parë, ndërsa për Barçën shënoi Philippe Coutinho në minutën e 84-të nga penaltia. Ndeshja e kthimit luhet në Camp Nou më 17 janar.

Read More »

Qëndroi 9 orë në borë, si u shpëtua 24 vjeçari nga Shkodra

Reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi edhe në Shqipëri. Një 24 vjeçar që nga ora 10:00 e ditës së sotme ka mbetur i bllokuar në fshatin Ndërmollas të njësisë Postribë. Mursel Sykaj po kthehej drejt stanit të tij ku momentalisht ndodhet bashkë me familjen por ka mbetur në mes të borës e cila aty shkonte deri në 1 m 80 cm. Menjëherë 24 vjeçari ka njoftuar me celularin e tij të afërmit për bllokimin në mes të borës. Familjarët kanë njoftuar Shtabin e Emergjencave Civile. Fillimisht një helikopter është nisur për ta marrë por pas dy tre tentativash helikopteri nuk ka mundur të ulet për shkak të motit të keq. Në këtë mënyrë e vetmja mundësi ka qenë vetëm përmës tokës. Kështu në Prekal kanë mbërritur disa grupe të FNSH dhe dy grupe të efektivëve bashkë me disa banorë të zonës janë nisur në këmbë në orët e pasdites. Pas rreth dy orësh ecje në këmbë në mes të borës është arritur që 24 vjeçari të gjendet. Menjëherë forcat e FNSH e kanë marrë 24 vjeçarin duke bërë që ky i fundit t’i..

Read More »

Kryetari i OVL të UÇK-së nxit ish-bashkëluftëtarët t’i përgjigjen Speciales

Me 14 janar do të zhvillohen intervistat e para në Hagë me ish-komandantët e UÇK-së. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka ftuar veteranët e UÇK’së që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Ai ka thënë se Gjykata Speciale është raciste, por për të mirën e shtetit duhet të bashkëpunohet me këtë institucion. Megjithatë, Gucati nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizimit të protestave për ta kundërshtuar këtë gjykatë. “Por, për momentin, rruga dhe protesta nuk na konvenojnë”, ka thënë ai për “Epoka e re”. “Mirëpo, çdokush duhet ta dijë se edhe durimi i veteranëve e ka një fund”, ka shtuar Gucati. Ai ka treguar se OVLUÇK’ja është e informuar nga Ministria e Drejtësisë për krejt procesin.

Read More »

Elvis Naçi del me gruan, veshja e zonjës merr gjithë vëmendjen

Hoxha Elvis Naçi ka shumë simpati nga besimtarët myslimanë dhe ka pas vetes shumë prej tyre që çdo herë janë prezent në ligjeratat e tij. Elvisi nuk nguron që të jetë pranë publikut bashkë me të gjithë familjen e tij, të cilën e prezanton si gjënë më të vlefshme që mund të posedojë njeriu, përcjell ORAinfo. Ai për të ndarë momentet më të bukura me gruan dhe fëmijët e tij shpesh përdor edhe rrjetet sociale ku ndiqet nga mijëra persona. Sonte Elvisi ka publikuar një foto në të cilën shihet bashkë me gruan e tij e cila po duket tejet bukur. /ORAinfo/

Read More »

Xhensila dhe Besi shfqen duke u puthur, befasojnë me vendin ku gjenden

Janë çifti me i dashur për publikun. Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një nga çiftet më të pëlqyera shqiptare. Në këtë ditë të ftohtë dimri, Xhensila dhe Besi kanë zgjedhur qytetin e Korçës për të kaluar një natë romantike, shkruan lajmi. Më të dashuruar se kurrë është vetë këngëtarja, Myrtezaj e cila ka publikuar disa foto të bukura me bashkëshortin e saj. Pëlqimet dhe komentet ishin të shumta nga ndjekësit e Xhensilës, duke i dhënë lëvdata të mëdha si çift. Theksojmë se, Myrtezaj dha intervistën e parë për emisionin “Mirage”, që pas lindjes së vajzës, Ajkës. Se çfarë ka folur ajo e mësoni në videon e mëposhtme.

Read More »

Gjermania jep lajmin e madh për liberalizimin e vizave

Kosova ka marrë një lajm të mirë nga Gjermania. Michael Roth, ministër i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë në qeverinë e kancelares Angela Merkel, ka thënë se Kosova, i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ai madje ka thënë se Gjermania, do të lobojë fuqishëm për Kosovën në Bruksel. “Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, ka shkruar Roth në Twitter. Megjithatë, në prioritetet e liderëve kosovarë për vitin 2019, liberalizimi i vizave mungoi. Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe përparimet në procesin integrues evropian, u theksuan si prioritete të politikës së Kosovës për vitin 2019. Shpresa e kosovarëve për liberalizim vizash është viti 2020, nëse jo 2019-ta. Foto: Michael Roth

Read More »

Ministrat gjerman premtuan ndihmë për liberalizimin e vizave, vjen reagimi i Pacollit

Lajme të mira për liberalizimin e vizave. Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli e ka përshëndetur deklraratën e ministrit gjerman për Evropë, Michael Roth, si dhe atë të homologut të tij nga ky shtet për liberalizimin e vizave për Kosovën. Roth, përmes një postimi të mëhershëm në Twitter, kishte thënë se Gjermania do të lobojë në Bruksel për liberalizimin e vizave për Kosovën. E Pacolli ka thënë se këto deklarime janë inkurajim se Kosova është në rrugën e duhur dhe se qytetarët e meritojnë liberalizimin e vizave. Ky është postimi i Pacollit në Facebook: Mirnjohje dhe respekt për kontributin e Gjermanisë ndaj Kosovës. Deklarimi i ministrit të jashtëm gjerman Mass dhe ministrit të shtetit për Evropë Michael Roth se do të avokjnë për Kosovën në Bruksel në mënyrë që qytetarëve tanë t’u mundësohet lëvizja pa viza, janë inkurajim se Kosova është në rrugën e duhur. Qytetarët tanë e meritojnë, Kosova ka plotësuar kushtet dhe me ndihmën e aleatëve ky kapitull shumë shpejt do të ketë epilog ..

Read More »

Deklarata e mbrëmjes: Higuaini është Ronaldo i Milanit

E ardhmja e Gonzalo Higuain ende mbetet e pa qartë. Davide Calabria ka thënë se Gonzalo Higuain është duke kaluar në një kohë të vështirë momentalisht, mirëpo sipas tij ai është ‘Cristiano Ronaldo’ i kuqezinjve. Higuain i ka shënuar gjashtë gola në këtë stinor me Milanin, dhe vazhdon të spekulohet për një largim të mundshëm drejt Chelseat, transmeton Express. “I kam thënë agjentit tim se nuk kam parë ndonjë sulmuesi si Higuaini. Ai është shumë i mirë dhe gjithmonë ka bërë mirë kudo që ka qenë”, ka thënë mbrojtësi i Milanit, Calabria. “Ai është në një moment të vështirë, gjë që ndodh, mirëpo ai është Ronaldo ynë, duke na dhënë prestigj dhe diçka më shumë në gjeneral”.

Read More »

Anëtare e Kryesisë qendrore të AAK-së emërohet Fitnete Bejta

Fitnete Bejta emërohet anëtare e Kryesisë qendrore të AAK-së. Nënkryetarja e Degës së AAK’së në Prishtinë dhe asambleistja e Kuvendit Komunal, Fitnete Bejta është përzgjedhur anëtare e Kryesisë qendrore të kësaj partie. Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, ajo bëri të ditur se ky vendim është propozuar nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministri, Ramush Haradinaj. “Nga sot me propozim të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërin e Kosovës dhe me pajtim nga Këshilli i Drejtues i AAK-së, jam antare e Kryesisë qendrore të kësaj partie. E falenderoj Kryetarin Haradinaj për besimin dhe përkrahjen e treguar”, ka shkruar ajo. Vitin e kaluar, Bejta kishte braktisur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe iu ishte bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Read More »