Home / BOTA / Izrael, Netanjahu drejt mandatit të pestë

Izrael, Netanjahu drejt mandatit të pestë

Partia Likud e kryeministrit izraelit, Benjamin Natanjahu dhe partia centriste bardhë e blu e gjeneralit në pension, Beni Gantz, me thuajse të gjitha votat e numëruara, duket se do të marrin nga 35 vende secila në Parlament.

Rezultati sidoqoftë e vendos Netanjahun në një pozicion të favorshëm për të krijuar një qeveri koalicioni të djathtë. Asnjë parti nuk ka fituar asnjëherë shumicën në Parlamentin izraelit dhe vendi gjithnjë është qeverisur nga koalicione.

Sondazhet paraprake kishin parashikuar një garë të ashpër, pa një fitues të qartë, çka edhe ka bërë që si Netanjahu ashtu edhe Beni Gantz të pretendonin fitoren mbrëmjen e së martës. Por, suksesi i partive të tjera të djathta e vendos Netanjahun në një pozicion më të favorshëm për të ngritur një koalicion qeverisës dhe për të mbajtur një mandat rekord, të pestë, në detyrë.

Kjo do të bënte madje që Netanjahu të linte pas edhe atë që konsiderohet si babai themelues i vendit, David Ben Gurion, që deri më tani ishte kryeministri më jetëgjatë në detyrë.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Izrael, Netanjahu drejt mandatit të pestë Izrael, Netanjahu drejt mandatit të pestëRating: 4.8