Home / KURIOZ / Çifti amerikan bëhet hit me qenin e tyre, është shumë i madh dhe peshon afro 100 kilogramë (Foto/Video)

Çifti amerikan bëhet hit me qenin e tyre, është shumë i madh dhe peshon afro 100 kilogramë (Foto/Video)

Qeni i një burri në Kaliforni ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, për faktin se ka një trup shumë të madh dhe peshon mbi 90 kilogramë.

Marcus Curtis, 45-vjeç nga Riverside, thotë se qeni i tij 96 kilogramësh të cilin e quan Old World Sasquatch, është bërë hit në vendlindjen e tij, transmeton Telegrafi.

Qeni 18-muajsh është rezultat i asaj që Marcus e quan rikthimin në jetë të racës së vjetër Molussus. Ata thuhej se luanin rolin e gardianit të liderëve të tyre, 5,000 vite para lindjes së Krishtit.

Yvette Curtis, gruaja e Marcusit, thotë se sa herë që e nxjerr qenin për shëtitje, kalimtarët e rastit kthejnë kokën për ta shikuar edhe një herë.

“Njerëzit habiten me përmasat e tij trupore e në veçanti me peshën”, ka shtuar Yvette. /Telegrafi/

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Çifti amerikan bëhet hit me qenin e tyre, është shumë i madh dhe peshon afro 100 kilogramë (Foto/Video) Çifti amerikan bëhet hit me qenin e tyre, është shumë i madh dhe peshon afro 100 kilogramë (Foto/Video)Rating: 4.8