Home / BOTA / E kuptojnë se ishin fotografuar me xhaketa të ngjashme, Merkel dhe May filmohen duke qeshur me këtë veprim (Video)

E kuptojnë se ishin fotografuar me xhaketa të ngjashme, Merkel dhe May filmohen duke qeshur me këtë veprim (Video)

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, janë parë gjatë takimit të samitit të Bashkimit Evropian duke qeshur për disa momente.

Liderja gjermane dhe homologia e saj britanike janë fotografuar duke qeshur pa ndërprerë për disa momente, e shumë të pranishëm pyesnin se çfarë mund të ketë ndodhur, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ata nuk u duruan që këtë moment pa e ndarë me Presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, të cilit i treguan tabletin në të cilin shikonin disa fotografi.

Aty kishte rastisur që dy lideret ishin fotografuar të veshura me xhaketa të njëjta që gjithashtu kishin edhe ngjyrën e njëjtë, e kjo i ka bërë dyshen të qeshin për disa momente. /Telegrafi/

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . E kuptojnë se ishin fotografuar me xhaketa të ngjashme, Merkel dhe May filmohen duke qeshur me këtë veprim (Video) E kuptojnë se ishin fotografuar me xhaketa të ngjashme, Merkel dhe May filmohen duke qeshur me këtë veprim (Video)Rating: 4.8