Home / SHENDETESIA / Si e dëmton trupin tipi 2 i diabetit

Si e dëmton trupin tipi 2 i diabetit

Kur e keni këtë sëmundje, trupi e ka më të vështirë shndërrimin e karbohidrateve të ushqimit në energji.

Kjo ndikon që sheqeri të mblidhet në gjak. Me kohën, kjo sëmundje jua rritë rreziqet e sëmundjeve të zemrës, verbërisë, dëmtimeve të nervave dhe organeve, si dhe të shumë sëmundjeve tjera serioze, transmeton Telegrafi.

Diabeti i prekë njerëzit e të gjitha moshave, ndërkaq simptomat e hershme me vështirësi vërehen. Në fakt, 1 në 3 persona me tip 2 të diabetit nuk e dinë se e kanë këtë sëmundje.

Çfarë do të vëreni së pari?

Personat me tip 2 të diabetit shpesh nuk kanë simptoma. Kur shfaqen, zakonisht shenjë e parë është etja e madhe. Simptomat tjera përfshijnë gojën e tharë, apetit më të madh, urinim më të shpeshtë, etj.

Simptomat e mëvonshme

Me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, ju mund të keni edhe probleme tjera si dhimbje koke, pamje të turbullt dhe lodhje.

Shenjat e problemeve më serioze

Në shumë raste, tipi 2 i diabetit nuk zbulohet derisa të fillojë të ndikojë seriozisht në shëndetin tuaj. Disa prej këtyre shenjave janë:

– Plagët që me ngadalësi shërohen
– Infeksionet e shpeshta urinare
– Kruarje të lëkurës.

Diabeti ndikon në jetën seksuale

Diabeti mund t’i dëmtojë enët e gjakut dhe nervat në gjenitale. Kjo mund të shpijë në humbje të ndjenjave seksuale dhe e bën të vështirë arritjen e orgazmës. Femrat me diabet janë më të rrezikuara të kenë tharje vagjinale.

Faktorët e rrezikut që nuk mund t’i kontrolloni

Faktorët tjerë të rrezikut, por që nuk mund t’i kontrolloni, janë.

– Raca apo etnia: Hispanikët, afrikano-amerikanët, amerikanët dhe aziatikët janë më të prirë të sëmuren
– Historia familjare me diabet: të pasurit një prind apo vëlla/motër me diabet, jua rritë shanset që edhe ju ta fitoni sëmundjen.
– Mosha: 45+ është mosha kur rritet rreziku për t’u diagnostikuar me tip 2 të diabetit.

Faktorët e rrezikut që mund t’i kontrolloni

Disa prej shprehive të shëndetshme dhe sëmundjeve që ndërlidhen me stilin e jetesës mund t’jua rrisin shanset për ta fituar këtë sëmundje, duke përfshirë:

– Mbipeshën
– Mungesa e aktivitetit fizik
– Pirja e duhanit
– Konsumimin e tepërt të mishit të kuq, mishrave të përpunuara, ëmbëlsirave dhe produkteve të bulmetit me shumë yndyrë
– Nivelet e pashëndetshme të kolesterolit dhe triglicerideve

Ushtrimet fizike janë të rëndësishme

Ushtrimet e rregullta fizike, siç janë ushtrimet e forcës apo ecja, jua përmirësojnë mënyrën si trupi e përdor insulinës dhe ndikojnë në zvogëlimin e niveleve të sheqerit në gjak. Aktiviteti fizik jua largon edhe yndyrën trupore, jua ulë shtypjen e gjakut dhe ju mbron nga sëmundjet e zemrës. /Telegrafi/

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Si e dëmton trupin tipi 2 i diabetit Si e dëmton trupin tipi 2 i diabetitRating: 4.8