Home / SHOWBIZ / Remzie Osmani nuk e ftoi Danin në dasmën e djalit, zbulohet arsyeja

Remzie Osmani nuk e ftoi Danin në dasmën e djalit, zbulohet arsyeja

Dani tha se Remzie Osmani nuk e thirri në dasmën e djalit

Njëra ndër dasmat që ka bërë bujë kohëve të fundit në vendin tonë ishte dasma e djalit të këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit.

Dasma e madhe e Hamzës, djalit të Remzies ka mbledhur emra të njohur nga fusha e artit dhe të fushave tjera.

Për dallim nga shumë emra publik që ishin të pranishëm në dasmën e djalit të Remzies, në këtë dasmë ka munguar këngëtari i mirënjohur, Ramadan Krasniqi-Dani, shkruan rtv21.tv

Këtë sot e bëri të ditur vetë këngëtari në emisionin “1 Kafe prej Shpisë”, i cili tregoi që Remzie Osmani nuk e ka thirrur në dasmën e djalit.

Dani tha që kjo nuk është për tu çuditur dhe nuk ia zë për të madhe, sepse sipas tij, është e pamundur që të harrohet dikush, ose nuk ka mundësi që t’i thërras të gjithë.

Dani uroi martesën e djalit të Remzies si dhe martesën e vajzës së Shkurte Fejzës, Gresës dhe e falënderoi për ftesën, duke kërkuar falje që nuk ka mundur që të jetë pjesëmarrës.

Ramadan Krasniqi-Dani më tutje tregoi që djalin do ta fejojë sot një javë, derisa foli edhe për dasmën e djalit të tij, me ç’rast tha që Remzie Osmanin do ta thërras të parën.

Ndryshe, projekti i fundit i Danit është bashkëpunimi me Faton Isufin “Shko”, i publikuar para katër ditësh.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Remzie Osmani nuk e ftoi Danin në dasmën e djalit, zbulohet arsyeja Remzie Osmani nuk e ftoi Danin në dasmën e djalit, zbulohet arsyejaRating: 4.8