Home / SPORT / Ajax ia jep lajmin e “zi” Juventusit

Ajax ia jep lajmin e “zi” Juventusit

Frankie de Jong është i aftë të përballet me Juventusin.

Ylli holandez u largua nga fusha në minutën e 28-të fundjavën e kaluar për shkak të një lëndimi , por ai është përfshirë në ekipin që do të udhëtojë për në Torino sot, përcjell ORAinfo.

Agjenti i tij Ali Dursun foli për të konfirmuar se ylli i ardhshëm i Barcelonës do të luajë kundër Zonjës së Vjetër nesër.

“Frankie është i aftë, ai do të shkojë në Torino dhe mendoj se ai do të luajë.. Dhimbja kurrë nuk ka qenë e fortë, shoku ishte më i madh se dëmtimi “, ka thënë agjenti.

Ajax do të mbërrijë sot në Torino dhe do të stërvitet në Stadiumin Allianz.

Kjo është ekipi që do të udhëtojë për në Itali: 
Onana, Lamprou, Varela, Kristensen, Veltman, De Ligt, Sinkgraven, Mazraoui, Magallán, Blind, Tagliafico, van de Beek, Tadiç, Labyad, Schöne, Neres, Huntelaar, Dolberg, Ekkelenkamp./ORAinfo/

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ajax ia jep lajmin e “zi” Juventusit Ajax ia jep lajmin e “zi” JuventusitRating: 4.8