Home / SPORT / Dridhët Atletico, zbulohet dënimi që Diego Conte do të marrë pas kartonit të kuq ndaj Barcelonës

Dridhët Atletico, zbulohet dënimi që Diego Conte do të marrë pas kartonit të kuq ndaj Barcelonës

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e La Ligas në fundjavë kundër Barcelonës.

Diego Costa mund ta humbë të gjithë pjesën e mbetur të këtij sezoni për shkak se mund të ndëshkohet me tetë ndeshje pezullim, si pasojë e ofendimeve që ia bëri gjyqtarit në ndeshjen kundër Barcelonës.

Sipas emisionit “El Partizado”, Federata e Futbollit të Spanjës do ta suspendojë lojtarin për katër ndeshje për ofendimet ndaj gjyqtarit, ndërsa katër ndeshjes të tjera për shkak që e kishte kapur dorën e gjyqtarit, transmeton express.

Pasi që deri në fund të sezonit kanë mbetur vetëm edhe shtatë ndeshje, Costa pritet të mungojë për të gjithë sezonin, si dhe ndeshjen e parë të sezonit të ardhshëm.

Gjyqtari Jesus Gil Manzano i kishte zbuluar në raportin e tij pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Atletico Madridit fjalët ofenduese që Diego Costa ia kishte thënë atij, pas të cilave sulmuesi spanjoll u përjashtua me karton të kuq.

Sulmuesi i Atletico Madridit u përjashtua pas vetëm gjysmë ore lojë në humbjen 2:0 kundër Barcelonës të shtunën në Camp Nou, pasi e ofendoi gjyqtarin duke mos u pajtuar me një vendim të tij.

“Ta dhj*s atë nënë k**vë, ta dhj*s atë nënë k**vë”, i kishte thënë Costa gjyqtarit, sipas raportit të Gil Manzano.

Gil Manzano shpjegon më tej në raportin e tij se protestat e Costas nuk ishin ndalur as pas kartonit të kuq.

“Pasi u përjashtua, sa ishte akoma në fushë, ai më kapi për dore në mënyrë që të mos më lejonte t’i ndëshkoja bashkëlojtarët e tij me numër 2 dhe 24 respektivisht”, thuhet në raportin e gjyqtarit.

Më vonë, Costa e quajti gjyqtarin “bir k**ve”, para se Gerard Pique t’i mbyllte gojën me dorë dhe ta largonte nga fusha duke i thënë “do të mungosh katër ndeshje si pasojë e kësaj”.

Mirëpo, Atletico Madridi pretendon se raporti i Manzano nuk është plotësisht i saktë. Costa pretendon se gjyqtari e kishte keqkuptuar pasi që ai nuk e kishte ofenduar nënën e tij, por të veten.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Dridhët Atletico, zbulohet dënimi që Diego Conte do të marrë pas kartonit të kuq ndaj Barcelonës Dridhët Atletico, zbulohet dënimi që Diego Conte do të marrë pas kartonit të kuq ndaj BarcelonësRating: 4.8