Home / SPORT / Zbulohet më në fund, ja çfarë i tha Isco yllit të Barcelonës, Messit

Zbulohet më në fund, ja çfarë i tha Isco yllit të Barcelonës, Messit

EL Clasico vazhdon të mbetet njëra ndër ndeshjet më të shikuara në planet.

Në këtë përballje ndodhin shumë gjëra të papritura.

Mesfushori i Real Madrid Isco luajti vetëm 15 minuta në El Clasico të shtunën, por ai arriti t’i përdorë ato pak minuta siç duhet. Spanjolli shkëmbeu disa fjalë me Lionel Messin dhe e bëri këtë me argjentinasin në fund të lojës.

Duke e ditur admirimin e Iscos për Messin, disa media sygjeruan se lojtari i kërkoi sulmuesit të Barcelonës ‘ta shpëtojë’ atë nga Real Madridi. “Please save me”, mësohet t’i ketë thënë me një buzëqeshje të lehtë Isco – Messit.

Isco është duke kaluar një makth të këtij sezoni, pasi marrëdhënia e tij e dëmtuar me trajnerin e skuadrës Santiago Solari e ka privuar atë duke luajtur shumë pak kohë në Bernabeu. Mesfushori ka gjasa të largohet nga Los Blancos gjatë verës.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Zbulohet më në fund, ja çfarë i tha Isco yllit të Barcelonës, Messit Zbulohet më në fund, ja çfarë i tha Isco yllit të Barcelonës, MessitRating: 4.8