Home / TECH / Samsung rrit standardin me Galaxy S10: Më shumë ekran, kamera dhe zgjedhje
Samsung rrit standardin me Galaxy S10: Më shumë ekran, kamera dhe zgjedhje

Samsung rrit standardin me Galaxy S10: Më shumë ekran, kamera dhe zgjedhje

Eksperiencë e re e telefonave smart premium për të festuar 10 vjet inovacione të Galaxy.

Duke festuar një dekadë që nga lançimi i të parit Galaxy S, Samsung Electronics Co. prezanton linjën e re premium të telefonave smart: Galaxy S10. Me tre pajisje unike, linja Galaxy S 10 është projektuar për të përmbushur nevojat e veçanta të tregut të sotshëm të telefonave celularë  në mënyrë që konsumatorët të mund të bëjnë më shumë nga gjërat që duan. Çdo pajisje sjell një një eksperiencë të gjeneratës tjetër në ato kategori që kanë më shumë rëndësi për konsumatorin: inovacione revolucionare në ekran, kamera dhe performancë.

Si testament i një dekade inovacionesh, Galaxy S10 është i projektuar për ata që duan një telefon smart premium me një performancë të fuqishme dhe gjithashtu i hap rrugë gjeneratës së re të eksperiencave me telefonat celularë. Për ata që kërkojnë një pajisje të kompletuar, Galaxy S10+ çon çdo karakteristikë – nga ekrani, kamera dhe performanca- në një nivel tjetër. Galaxy S10e është ndërtuar për ata që duan të gjithë elementët esencialë premium në një paketë kompakte në një ekran të sheshtë. Së fundmi, Galaxy S10 5G është ajo pajisje e krijuar për ata që duan më shumë nga çdo gjë dhe janë gati për shpejtësinë me të lartë dhe veçoritë më të fuqishme. Me një ekran AMOLED dinamik plotësisht të ri, kamer të gjeneratës tjetër dhe performancë inteligjente, linja Galaxy S10 u ofron konsumatorëve më shumë mundësi zgjedhjeje dhe vendos një standard të ri për telefonat smart.

“Që me lançimin e saj dhjetë vjet më parë, seria Galaxy S ka përfaqësuar inovacionin premium duke iu ofruar konsumatorëve një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe mundësinë për të gjetur pajisjen me të përshtatshme për to” shprehet DJ Koh President dhe CEO i Divizionit të IT dhe Komunikacionit të Telefonisë Celularë në Samsung Electronics. “Galaxy S10 ndërton mbi atë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe sjell inovacion në ekran, kamera dhe performancë. Më katër pajisje premium, secila e ndërtuar duke pasur në mendje një konsumator unik, Samsung përfiton më së miri nga një dekadë lidershipi në industri për të udhëhequr një epokë të re në teknologjinë e telefonave smart.”

Prezantimi i ekranit AMOLED Dinamik: Eksperienca e ekranit të plotë më Skaner Ultrasonik pwr Gjurmët e Gishtave

Galaxy S10 është ndërtuar me ekranin më të mirë deri më sot nga Samsung, që ështe dhe i pari ekran në botë AMOLED Dinamik. Si celulari i parë i certifikuar HDR10 +, ekrani sjell në jetë përmbajtjen digjitale dhe falë hartimit dinamik të tonit, do të shihni një gamë më të gjerë ngjyrash për një pamje të shkëlqyer dhe realiste. AMOLED-i Dinamik i Galaxy S10 është gjithashtu i certifikuar nga VDE për ngjyrat e gjalla të ndritshme dhe kontrastin e jashtëzakonshëm për ngjyra me të zeza më të thella dhe ngjyra të bardha me të shndritshme.

Verifikuar dhe nga DisplayMate, ju do të mund të shijoni ngjyrat jashtëzakonisht të sakta në një telefon celular- madje edhe nën rrezet e forta të diellit. Për më tepër, AMOLED Dinamik zvogëlon dritën blu falë ekranit për Komfortin e Syrit të çertifikuar nga TÜV Rheinland , pa kompromentuar cilësinë e figurës ose shtuar filtra.

Si rezultat i një procesi inxhinjerik inovativ, Infinity-O Display unik i Galaxy S10 paketon një sërë sensorësh dhe teknologji të kamerës në vend të vetëm – kështu që ju mund të shfrytëzoni maksimalisht ekranin tuaj pa shpërqëndrime.

Ekrani AMOLED Dinamik i Galaxy S10 gjithashtu ka të parin skaner ultrasonik për gjurmët e gishtave që lexon konturet 3D të gjurmës tuaj fizike – jo vetëm një imazh 2D të tyre – për një mbrojtje më të mirë ndaj imitimeve. Me çertifikimin e parë të FIDO Alliance për Komponentët Biometrikë në botë, ky autentifikim i biometrikës i gjeneratës së ardhshme ofron mbrojtje të ngjashme me një kasafortë për të mbajtur pajisjen tuaj të sigurt.

Kamera e kategorisë profesioniste

Duke u nisur dhe nga lidershipi i Samsung-ut me kamerat e para Dual Pixel dhe Dual Aperture, Galaxy S10 prezanton teknologjinë e re të kamerës dhe inteligjencën e përparuar që e më bën të lehtë kapjen e fotove dhe xhirimeve fantastike:

  • Lente ultra të gjëra: Për hërë të parë për Serinë S, Galaxy S10 ofron një Lente ultra-të gjërë me një kënd prej 123 gradësh fushëpamje , ashtu si syri i njeriut, në mënyrë që të mund të kapni çdo gjë që shikoni. E përkryer për fotografi mbresëlënëse të peisazheve, panorama të mëdha ,madje edhe për të kapur një portret të plotë të familjes së madhe, këto lente ultra-të gjëra sigurohen që ju të kapni tablonë e plotë.
  • Regjistrimi i videove tëpër të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë: Galaxy S10 ofron regjistrim super të qëndrueshëm me teknologjinë e stabilizimit digjital. Nëse jeni duke kërcyer në mes të një koncerti të mahnitshëm ose duke u përpjekur të regjistroni çdo detaj të një udhëtimi me biçikletë me në një rrugë plot gropa dhe gunga, Super Steady ju lejon të kapni momentin. Të dyja kamerat e përparme dhe të pasme mund të xhirojnë me cilësi të lartë deri në UHD dhe për herë të parë kamera e pasme ju jep fleksibilitet për të regjistruar në HDR10 +.
  • Kamera AI: Galaxy S10 i bën tiparet tashmë smart, akoma më të sakta me një Njësi të Përpunimit Nervor (NPU) kështu që ju mund të kapni fotografi të kalibrit profesionit të denja për t’u ndarë për të tjerët pa pasur nevojë të zgjidhni manualisht cilësime të përparuara të kamerës. Optimizuesi i Pamjes tani mund të njohë dhe të përpunojë me saktësi skena shtesë falë NPU-së. Dhe me Sugjerimin e Fotos, Galaxy S10 ofron rekomandime automatike kompozimesh në mënyrë që të kuadroni foton tuaj më mirë se kurrë.

Karakteristikat Inteligjente të Performancës për t’ju ndihmuar të merrni maksimumin nga telefoni juaj

Galaxy S10 është ndërtuar me harduer premium dhe softuer të bazuar në inteligjencën e pajisjeve të cilat punojnë në vendin tuaj. Nga aftësitë fringo të reja për ndarjen e fuqisë deri në përmirësimin e performancës me anë të AI-së dhe Wi-Fi-së Inteligjente, Galaxy S10 është pajisja më inteligjente e Samsung deri më sot, si nga brenda dhe nga jashtë.

  • Wireless PowerShare: Samsung prezanton Wireless PowerShare në Galaxy S10, duke bërë të mundur që të karikohen me lehtësi telefonat smart me çertifikim Qi si dhe pajisje të përputhshme të cilat mund të përdoren si aksesorë. Përveç kësaj, Galaxy S10 është i aftë të karikojë veten dhe një pajisje të dytë në të njëjtën kohë nëpërmjet Wireless PowerShare, në mënyrë që të mos keni nevojë të merrni me vete karikuesin e dytë në udhëtimet tuaja.
  • Performanca inteligjente: Softueri i ri AI në Galaxy S10 automatikisht optimizon baterinë, CPU-në, RAM-in, madje dhe temperaturën e pajisjes bazuar në mënyrën se si e përdorni telefonin dhe vazhdon të mësojë dhe të përmirësohet me kalimin e kohës. Duke shfrytëzuar aftësitë AI, Galaxy S10 gjithashtu mëson se si e përdorni pajisjen tuaj që të jetë në gjendjë për të lançuar aplikacionet më të përdorura më shpejt.
  • Wi-Fi Inteligjente: Galaxy S10 vjen me Wi-Fi Inteligjente që lejon një lidhje të pandërprerë dhe të sigurt duke kaluar automatikisht midis Wi-Fi-së dhe LTE-së, si dhe duke njoftuar për lidhjet Wi-Fi potencialisht të rrezikshme. Galaxy S10 gjithashtu mbështet standardin e ri Wi-Fi 6, duke bërë të mundur që performancë më të mirë Wi-Fi kur pajisja lidhet më një router të përputhshëm.
  • Rutina Bixby: Në Galaxy S10, Bixby automatizon rutinën tuaj dhe ofron rekomandime të personalizuara për të lehtësuar jetën tuaj. Me rutinat e paracaktuara dhe të personalizuara, siç janë ato  për ngarjen e makinës dhe ato para gjumit, të cilat përshtaten sipas zakoneve tuaj, Galaxy S10 i bën gjërat më të thjeshta duke zvogëluar automatikisht nevojën per komandimin e pajisjes dhe duke ju kursyer kohë.

Një epokë e re e lidhjes 5G

Ashtu siç bëri me 2G, 3G dhe 4G, Samsung po kryeson me 5G-në, për të cilën po punon me shpërndarësit më të mëdhenj për të zhvilluar dhe vendosur teknologjinë e rrjetit 5G. Tashmë, Samsung po sjell fuqinë e 5G në duart e konsumatorëve me Galaxy S10 5G, telefonin smart të parin e këtij lloji nga Samsung. Me Galaxy S10 5G, konsumatorët në një rrjet 5G mund të shkarkojnë një sezon të plotë të një shfaqjeje televizive në vetëm disa minuta, të luajnë lojëra me grafike të pasur pothuajse pa asnjë vonesë, të shijojnë eksperienca të përmirësuara të VR dhe AR dhe të qëndrojnë në kontakt me miqtë dhe familjen me anë të video-thirrjeve në kohë reale 4K. Për të përfituar plotësisht nga lidhja 5G, Galaxy S10 5G ka ekranin më të madh të serive Galaxy S, Infinity-O Display 6.7-inch; kamerën për të kapur imazhet në 3D për të fuqizuar fokusin e videove live dhe funsionet e matësit; si dhe mundësohet nga 4,500mAh me karikim super të shpejtë në 25W.

Më e mira vjen standarde: Galaxy Foundation dhe ekosistemi i nivelit tjetër

Linja Galaxy S10 ofron gjithçka që ju keni pritur nga seria Galaxy S dhe më shumë, duke përfshirë Fast Wireless Charging 2.0, rezistencën IP68 të ujit dhe pluhurit, një proçesor të gjeneratës së ardhshme dhe shërbime Samsung si Bixby, Samsung Health, Samsung Pay dhe Samsung DeX . Ju do të keni kapacitetin më të madh të ruajtjes në dispozicion në një pajisje Galaxy – majde S10+ vjen dhe me 1 TB memorie tw brwndshme- dhe mundësinë për të shtuar karta microSD 512GB deri në 1.5TB.

Shpejtësia: Galaxy S10 ju jep mundësinë të hyni në Wi-Fi 6 të gjeneratës së ardhshme, e cila ju jep prioritet dhe akses katër herë më të shpejtë se përdoruesit e tjerë në zona të populluara si psh aeroportet. Përjetoni shpejtësinë e rrufeshme  të LTE-së në shkarkim dhe lundrim për herë të parë me kapacitet deri në 2.0 Gbps.

Lojrat: Projektuar për eksperiencën më të mirë të mundshme të lojrave, Galaxy S10 është ndërtuar me softuer për optimizimin e performancës së lojërave të bazuar në AI dhe pajisje harduer premium duke përfshirë Dolby Atmos për pjesën e lojrave si dhe një sistem ftohjeje me dhomë me avull. Galaxy S10 është gjithashtu telefoni celular i parë i optimizuar për lojërat e krijuara në platformën Unity.

Siguria: Galaxy S10 është ndërtuar me mbrojtësin Samsung Knox, si dhe një memorie të sigurt të mbështetur nga hardueri, që ruan çelësat tuaj privatë për shërbimet telefonit të mundësuara nga blockchain.

Disponueshmëria dhe para-porositja e Galaxy S10

Galaxy S10, Galaxy S10+ and Galaxy S10e do të jënë të disponueshëm në ngjyrat e bardhë, e zezë, jeshile prizmi si dhe të verdhë kanarinë. Galaxy S10+ do të jetë gjithashtu i disponueshëm në dy modele krejt te reja prej qeramike: qeramikë e zezë dhe e bardhë.

Galaxy S10, Galaxy S10+ and Galaxy S10e do të jenë të disponueshme në dyqane dhe online duke filluar që nga 8 Mars 2019 në vende të caktuara. Çmimet fillojnë nga 111,499L për Galaxy S10, 124999L për Galaxy S10+ dhe 92999L për Galaxy S10e. Para-porositja e Galaxy S10, Galaxy S10+ and Galaxy S10e fillon nesër, më 21 Shkurt 2019. Për një kohë të limituar dhe në vende të caktuara, konsumatorët që para-porosisin një Galaxy S10 ose një Galaxy S10+, do të marrin dhuratë një palë kufje Galaxy Buds me vlerë $129.99. Dëgjoni muzikën tuaj të preferuar gjatë rrugës dhe rrisni nivelin tuaj të fitnesit duke marrë në dorë Galaxy S10 përpara të tjërëve. Për më shumë informacion mbi Galaxy S10 vizitoni http://www.samsungmobilepress.comnews.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com/galaxy

Samsung rrit standardin me Galaxy S10: Më shumë ekran, kamera dhe zgjedhje

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Samsung rrit standardin me Galaxy S10: Më shumë ekran, kamera dhe zgjedhje Samsung rrit standardin me Galaxy S10: Më shumë ekran, kamera dhe zgjedhjeRating: 4.8