MAQEDONIA

Adnan Azizi: Dhjetëra ministra të BDI-së nuk e hapën kurrë çështjen e jurisprudencës, ne sjellim zgjidhje

Kosova.Today ·

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në një intervistë për Pollogu.news, ka folur për zgjidhjen ligjore që mundëson dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se për dekada me radhë kjo çështje nuk është zgjidhur nga qeveritë...

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në një intervistë për Pollogu.news, ka folur për zgjidhjen ligjore që mundëson dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se për dekada me radhë kjo çështje nuk është zgjidhur nga qeveritë e kaluara.

Azizi tha se, ndonëse problemi i provimit të jurisprudencës ekziston prej shumë vitesh, vetëm tani po ndërmerren hapa konkretë për të garantuar përdorimin e gjuhës shqipe në këtë proces.

“Dhjetëra ministra të BDI-së nuk e kanë hapur kurrë këtë çështje për ta zgjidhur problemin e jurisprudencës. Nuk është 84 për qind zgjidhja e jurisprudencës siç pretendon BDI-ja. Për mua, kjo është zgjidhja më e mirë”, deklaroi Azizi.

Duke komentuar protestat studentore kundër zgjidhjes së propozuar, deputeti i VLEN-it vlerësoi se ato kanë motive politike, duke nënvizuar se zgjidhja e ofruar synon të kapërcejë pengesat shumëvjeçare për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.

Sipas Azizit, nuk ekziston një alternativë tjetër që do të mundësonte funksionalizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

“Po i heqim barrierat për provimet profesionale dhe po ndërtojmë një ligj me themel. Pas këtij ligji, të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe”, thekson Azizi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mickoski sqaron: Teoria e jurisprudencës në shqip, praktika në maqedonisht

09.11.2026

Qindra foshnja lindin para kohe në Shkup, mjekët në betejë të përditshme për jetën e tyre

09.11.2026

Prindërit e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” kërkojnë hetim parlamentar dhe përgjegjësi politike

08.11.2026

Autostrada Shkup-Bllacë, si është planifikuar, kush po e realizon dhe deri kur?

09.11.2026