Ali Ahmeti përkujton Tahir Hanin: Mbi 40 vjet bashkë në rrugëtimin kombëtar!
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në Akademinë Përkujtimore kushtuar veprimtarit dhe ish-funksionarit Tahir Hani, ka kujtuar miqësinë dhe bashkëpunimin e tyre mbi 40-vjeçar në shërbim të çështjes kombëtare. Ahmeti theksoi se me Hanin kishte...
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në Akademinë Përkujtimore kushtuar veprimtarit dhe ish-funksionarit Tahir Hani, ka kujtuar miqësinë dhe bashkëpunimin e tyre mbi 40-vjeçar në shërbim të çështjes kombëtare.
Ahmeti theksoi se me Hanin kishte ndarë idealet dhe angazhimin në Lëvizjen Kombëtare, e cila kulmoi me themelimin e UÇK-së në Kosovë dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Pas themelimit të BDI-së, Hani mbeti pjesë e kësaj partie deri në fund të jetës.
Gjatë karrierës së tij, Tahir Hani shërbeu si deputet, ministër, zëvendësministër dhe zëvendëssekretar i përgjithshëm i Qeverisë.
Ahmeti veçoi edhe kontributin e Hanit në themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, si dhe në sigurimin e hapësirave në ish-kazermën “Ilinden”.
“Miku im i shtrenjtë, Tahir, kujtimi për ty do të mbetet i gjallë, ndërsa vepra dhe kontributi yt do të jenë pjesë e historisë sonë të përbashkët”, u shpreh Ahmeti.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.