SHQIPERIA

Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagoset një person

Kosova.Today ·

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Fier-Libofshë, konkretisht në fshatin Agim. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, një autobot që...

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Fier-Libofshë, konkretisht në fshatin Agim. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person.

Sipas informacioneve paraprake, një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet. Goditja ka qenë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motorit, i cili ka pësuar dëmtime trupore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme në terren për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkakun e saktë që çoi në këtë përplasje.

Ndërkohë, i plagosur është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pritet të zbulohen detaje të reja mbi gjendjen e tij shëndetësore.

The post Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagoset një person appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar

09.11.2026

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari Arnold Jaho, i dënuar me 7 vite burg dhe i akuzuar për disa vepra penale

08.11.2026

“PD-ja do t’i mbështesë totalisht studentët”, Berisha fton faktorët opozitarë për bashkim kundër Ramës

07.11.2026

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, të rinjtë e maskuar shkulin pllakat dhe qëllojnë policinë

07.11.2026