SHQIPERIA

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari

Kosova.Today ·

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit. Mësohet se një 26-vjeçare ka përplasur e makinë një këmbësor. Fatkeqësisht nga përplasja dhe plagëve të marra, i moshuari ka humbur jetën. Policia bën...

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit. Mësohet se një 26-vjeçare ka përplasur e makinë një këmbësor. Fatkeqësisht nga përplasja dhe plagëve të marra, i moshuari ka humbur jetën.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14. Më tej bëhet me dije se shoferja është shoqëruar nga policia teksa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

“Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

The post Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, lihet ‘detyrim paraqitje’ mësuesi i fizkulturës në Selenicë

08.11.2026

Shqipëria, tregu kryesor i eksporteve të Kosovës me 182 milionë euro

08.11.2026

Aksidentohet gjatë punës në galeri, humb jetën 62-vjeçari në Martanesh

07.11.2026

Apeli zbardh arsyet, pse u izolua në shtëpi Vlora Hyseni

09.11.2026