JETA

Aksioni policor në Prishtinë, Prokuroria Speciale konfirmon bashkëpunimin me ndërkombëtarët

Kosova.Today ·

Forca të shtuara policore kanë ndërmarrë një operacion në një objekt afarist në Prishtinë, ku funksionojnë disa qendra të thirrjeve telefonike (Call Center). Operacioni është duke u zhvilluar në koordinim me autoritetet ndërkombëtare, ka konfirmuar...

Forca të shtuara policore kanë ndërmarrë një operacion në një objekt afarist në Prishtinë, ku funksionojnë disa qendra të thirrjeve telefonike (Call Center).

Operacioni është duke u zhvilluar në koordinim me autoritetet ndërkombëtare, ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Ajo ka bërë të ditur se aksioni është në zhvillim, por pa dhënë detaje shtesë lidhur me natyrën e hetimeve.

“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka thënë Luta.

Ndërkohë, në objektin ku po kryhen veprimet hetimore janë vërejtur një numër i madh i zyrtarëve policorë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Politika amerikane për çmimet e barnave mund të rrisë primet e sigurimeve shëndetësore në Zvicër

08.11.2026

Kurti: 171 mjekë u kthyen në Kosovë gjatë vitit 2025, po e përjetojmë ‘kthimin e trurit’

07.11.2026

Zvicër: Betejë për të ardhmen e aeroportit të Sionit, qytetarët vendosin më 29 nëntor

09.11.2026

Zvicra një hap më afër rikthimit në Erasmus+, mbështetet financimi prej 193 milionë frangash

07.11.2026