SHQIPERIA

I akuzuar për vrasjen e Egli Progës, arrestohet Denis Meçe pasi theu masën “arrest në shtëpi”! Në pranga edhe kushëriri i tij

Kosova.Today ·

Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas burimeve policore, së bashku me të është arrestuar edhe një kushëri i tij për moskallëzim krimi. Burimet bëjnë me dije...

Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas burimeve policore, së bashku me të është arrestuar edhe një kushëri i tij për moskallëzim krimi.

Burimet bëjnë me dije se Meçe është konstatuar jashtë banesës, duke lëvizur me automjet, në kundërshtim me masën e sigurisë të caktuar nga gjykata.

Meçe është një nga të akuzuarit për vrasjen e Egli Progës dhe, së bashku me të pandehurit e tjerë, po gjykohej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pak ditë më parë, Gjykata e Korçës rrëzoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, duke vendosur vijimin e procesit gjyqësor sipas procedurës së zakonshme për çështjen e vrasjes së Egli Progës.

Egli Proga u vra në një bar-kafe në Pogradec më 10 gusht të vitit 2024. Dy të dyshuarit, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim, të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të cilën Meçe e shkeli atë.

Ndërsa tre të tjerët, Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, janë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për moskallëzim krimi.

The post I akuzuar për vrasjen e Egli Progës, arrestohet Denis Meçe pasi theu masën “arrest në shtëpi”! Në pranga edhe kushëriri i tij appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

09.11.2026

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari Arnold Jaho, i dënuar me 7 vite burg dhe i akuzuar për disa vepra penale

08.11.2026

Transportonte kundrejt pagesës emigrantin afgan drejt Gjirokastrës, arrestohet 32-vjeçari, kishte thyer “Arrestin në shtëpi”

08.11.2026

Shqipëria, tregu kryesor i eksporteve të Kosovës me 182 milionë euro

08.11.2026