BOTA

Alarm për bombë në qiejt e Europës, katër avionë bëjnë ulje të detyruar

Kosova.Today ·

Dy avionë pasagjerësh kanë bërë ulje të detyruar dhe janë kontrolluar nga autoritetet, pas kërcënimeve me bombë. Mediat lokale në Bullgari raportojnë se edhe një avion që fluturonte nga Izraeli ka zbritur në aeroportin e Sofjes, pasi një kërcënim...

Dy avionë pasagjerësh kanë bërë ulje të detyruar dhe janë kontrolluar nga autoritetet, pas kërcënimeve me bombë.

Mediat lokale në Bullgari raportojnë se edhe një avion që fluturonte nga Izraeli ka zbritur në aeroportin e Sofjes, pasi një kërcënim me bombë u dërgua me email.

Një fluturim nga aeroporti Heathrow i Londrës bëri një ulje të paplanifikuar në aeroportin Varshavë-Modlin, ku u kontrollua nga specialistët. Avioni ishte në drejtim të aeroportit kryesor të Varshavës, Chopin, dhe kishte 181 persona në bord.

Një fluturim i dytë nga Kopenhaga drejt aeroportit Chopin u pati gjithashtu kërcënime me bombë, raportuan mediat daneze. Avioni u ul normalisht.

Ndërkohë, një avion i Ryanair nga Mançesteri bëri një ulje emergjente në aeroportin e Murcias, në jug të Spanjës, për shkak të një tjetër kërcënimi.

Sipas Francisco Lucas, delegatit të qeverisë spanjolle në rajonin e Murcias, në këtë fluturim ndodheshin 121 persona, përfshirë ekuipazhin.

Incidentet e veçanta ndodhën një ditë pasi një fluturim i Wizz Air nga Londra bëri një ulje emergjente në Budapest, i shoqëruar nga një avion luftarak hungarez, pas një kërcënimi me bombë.

The post Alarm për bombë në qiejt e Europës, katër avionë bëjnë ulje të detyruar appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kush po kërcënon me bomba aeroportet evropiane?

07.11.2026

Çfarë i lejohet ende të bëjë presidenti Trump?

04.11.2026

Trump: SHBA bëri një hap të madh prapa, por do të rikthehemi më të fortë

09.11.2026

Humbje e rëndë për republikanët e Trumpit në zgjedhjet për Kongresin amerikan

04.11.2026