KOSOVA

Albana Xhemajli, e dyshuara në operacionin “Heshtja”, kishte luajtur edhe në një serial vendor

Kosova.Today ·

Albana Xhemajli, 26-vjeçarja që është në mesin e gjashtë personave të arrestuar në operacionin antidrogë të Policisë së Kosovës, të koduar “Heshtja”, ka pasur edhe një përvojë në fushën e aktrimit. Ajo kishte marrë pjesë si aktore në...

Albana Xhemajli, 26-vjeçarja që është në mesin e gjashtë personave të arrestuar në operacionin antidrogë të Policisë së Kosovës, të koduar “Heshtja”, ka pasur edhe një përvojë në fushën e aktrimit.

Ajo kishte marrë pjesë si aktore në serialin vendor me titull “Mama mia Llaperqino”, ku ishte paraqitur në një rol aktrimi, raporton ORAinfo.

Xhemajli, me origjinë nga Komuna e Vitisë, u paraqit sot në seancën e procedurës paraprake në Gjykatën në Prishtinë, së bashku me ish-ministrin Astrit Haraqija dhe katër të dyshuarit e tjerë.

Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ajo dyshohet për përfshirje në aktivitetin e grupit kriminal. Megjithatë, këto pretendime mbeten dyshime dhe nuk përbëjnë vendim fajësie. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, dyshohet për trafikim të kok’ainës

15.11.2026

Një 47-vjeçar nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi

15.11.2026

Pse serbët në veri paguajnë më pak për rrymën? Rizvanolli e gjuan ‘topin’ te ZRrE: Të hetojë

16.11.2026

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

15.11.2026