JETA

“Albin Out”, mbahet protesta kundër qeverisjes së Kurtit, kërkohet dorëheqja e tij

Kosova.Today ·

Disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Protestuesit janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me atë që e konsiderojnë keqqeverisje të Kurtit,...

Disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Protestuesit janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me atë që e konsiderojnë keqqeverisje të Kurtit, si dhe për të kundërshtuar politikat dhe vendimet e Qeverisë së tij.

Në një intervistë për Vox Kosova, organizatori Durim Aliu pati thënë se pakënaqësia kryesore që e ka shtyrë të organizojë protestën lidhet me gjendjen ekonomike në vend, të cilën e ka cilësuar si arsye bazë të pakënaqësisë qytetare.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërkojnë shkarkimin e ministrave, por dorëheqjen e Kurtit, duke pretenduar se ministrat e emëruar prej tij janë të njëjtë.

“Ju kisha bërë thirrje të gjithëve që të mos kërkojnë shkarkime të ministrave. Unë mendoj që cilindo që e emëron Kurti ministër, këta janë të njëjtë”, ka deklaruar Aliu.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Vera më e nxehtë në historinë e Zvicrës, mbi 1,250 viktima nga temperaturat ekstreme

08.11.2026

Miliona monedha zvicerane do të humbasin vlerën, afati i fundit për këmbim është 31 dhjetori

09.11.2026

Rexhep Rexhepi fiton çmimin më prestigjioz në botën e orëve në Gjenevë

08.11.2026

Çaste magjike nga koncerti i tenorit shqiptar Ramë Lahaj në Vjenë

08.11.2026