JETA

Alpinisti humb jetën pas rënies së gurëve në Matterhorn

Kosova.Today ·

  Ngjarja ndodhi pak pas orës 06:00, kur dy alpinistët po ngjiteshin përmes kreshtës Hörnligrat, në një lartësi prej rreth 3.500 metrash mbi nivelin e detit. Në afërsi të tyre pati rënie gurësh, ndërsa pak më pas njëri prej alpinistëve humbi...

Ngjarja ndodhi pak pas orës 06:00, kur dy alpinistët po ngjiteshin përmes kreshtës Hörnligrat, në një lartësi prej rreth 3.500 metrash mbi nivelin e detit. Në afërsi të tyre pati rënie gurësh, ndërsa pak më pas njëri prej alpinistëve humbi nga shikimi shoqëruesin e tij dhe njoftoi menjëherë ekipet e shpëtimit, përcjell albinfo.ch.

Organizata kantonale e shpëtimit në Valis angazhoi një helikopter të kompanisë së shpëtimit ajror Air Zermatt. Ekipet kërkuan në zonën ku kishte ndodhur incidenti dhe arritën ta lokalizonin alpinistin e zhdukur pas një kohe të shkurtër.

Megjithatë, ndërhyrja e shpëtimtarëve nuk mundi t’ia shpëtonte jetën. Ai kishte pësuar lëndime fatale si pasojë e rrëzimit.

Identiteti i viktimës ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Prokuroria e Valisit ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar se si ndodhi tragjedia në Matterhorn./Albinfo.ch

The post Alpinisti humb jetën pas rënies së gurëve në Matterhorn appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Çitaku: Jemi pajtuar që diskutimet rreth strategjisë për gjyqin në Hagë të mbeten konfidenciale

07.11.2026

Makina e famshme KITT nuk gjen blerës në Cyrih, oferta më e lartë arrin 200 mijë franga

08.11.2026

Deri në 6 franga për një espresso në Zvicër, Cyrihu më i shtrenjti dhe Tiçino më i liri

09.11.2026

Tragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksident, lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë

08.11.2026