SHQIPERIA

Ambasadorja e BE-së i prezanton komunitetit të biznesit progres-raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026

Kosova.Today ·

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka prezantuar progres-raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026 para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit në vend. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadorja...

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka prezantuar progres-raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026 para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadorja përmes një postimi në rrjetin social X, ku thekson se biznesi ka interes të drejtpërdrejtë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe mund të përfitojë ndjeshëm prej tij.

Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan te çështjet që ndikojnë më shumë në mjedisin e biznesit, si sundimi i ligjit, siguria juridike dhe konkurrenca e ndershme.

“Biznesi ka një interes të drejtpërdrejtë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe mund të përfitojë shumë prej tij. Sot u prezantova Raportin e vitit 2026 përfaqësuesve të komunitetit të biznesit. Diskutuam mbi elementet që ndikojnë më së shumti në mjedisin e biznesit: sundimi i ligjit, siguria juridike dhe konkurrenca e ndershme”, shkruan ambasadorja.

Business has a direct stake in Albania’s EU path, and a lot to gain from it. Today I presented the 2026 Report to representatives of the business community. We talked about what shapes the business environment most: the rule of law, legal certainty and fair competition. 1/2 https://t.co/oAVWS5yqx5

— Sofia Moreira de Sousa (@EUAmbAL) November 10, 2026

The post Ambasadorja e BE-së i prezanton komunitetit të biznesit progres-raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026 appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Transferimi i Erion Veliajt, flet drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo

09.11.2026

Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji! Policia arreston të dyshuarin për grabitjen e bankës në Komunën e Parisit

09.11.2026

Mbi 3 dekada në kushte të vështira, 90 familje kërkojnë ndërhyrje në Kabinat e Plazhit të Vjetër në Vlorë

10.11.2026

Dëmtimi i pallatit në Elbasan nga shpërthimi, Demo nga vendngjarja: Po shqyrtojmë alternativat për zgjidhjen e situatës

10.11.2026