MAQEDONIA

BDI 7,9%, VLEN 7,1%! Anketat e tetorit nxjerrin diferencë mes dy rivalëve shqiptarë!

Kosova.Today ·

Vetëm 0,8 pikë përqindjeje e ndajnë BDI-në dhe VLEN-in, sipas rezultateve të tri anketave të realizuara gjatë muajit tetor, të cilat u prezantuan nga kryeministri Hristijan Mickoski në një takim me gazetarët. Sipas të dhënave të...

Vetëm 0,8 pikë përqindjeje e ndajnë BDI-në dhe VLEN-in, sipas rezultateve të tri anketave të realizuara gjatë muajit tetor, të cilat u prezantuan nga kryeministri Hristijan Mickoski në një takim me gazetarët.

Sipas të dhënave të prezantuara, BDI gëzon mbështetje prej 7,9%, ndërsa VLEN prej 7,1%, duke treguar një diferencë të ngushtë mes dy subjekteve politike shqiptare.

Në nivel shtetëror, VMRO-DPMNE regjistron 24% mbështetje, LSDM 8,5%, Levica 6% dhe ZNAM 2%.

Rezultatet janë përmbledhje e tri anketave të tetorit, dy të realizuara në terren dhe një përmes telefonit.

Ndërkohë, qytetarët kanë identifikuar korrupsionin dhe kriminalitetin (33%), si dhe ekonominë dhe standardin jetësor (27%), si çështjet kryesore me të cilat duhet të merret Qeveria.

The post BDI 7,9%, VLEN 7,1%! Anketat e tetorit nxjerrin diferencë mes dy rivalëve shqiptarë! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Flamuri shqiptar bashkë me atë boshnjak para komunës në Kumanovës vetëm për dy tre ditë, ja përse?

10.11.2026

VIDEO/Të paktën 10 të vdekur në dy aksidente zinxhirore trafiku në një autostradë në Bullgari

10.11.2026

Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut ngre dyshime për kapital koroziv

10.11.2026

Filipçe: Le t’u shpjegojnë pensionistëve pse mund të tërheqin vetëm 10,000 denarë nga paratë e tyre

11.11.2026