MAQEDONIA

Arkin Jahiji fitore në Bërvenicë, mposhti kundërkandidatin e VMRO-DPMNE-së në një garë dramatike!

Kosova.Today ·

Komuna e Bërvenicës ka mbyllur procesin e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune, ku pas një gare të fortë në rrethin e dytë, fitues ka dalë kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arkin Jahiji. Sipas rezultateve...

Komuna e Bërvenicës ka mbyllur procesin e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune, ku pas një gare të fortë në rrethin e dytë, fitues ka dalë kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arkin Jahiji.

Sipas rezultateve paraprake nga votimi në 24 vendvotimet e kësaj komune, Arkin Jahiji ka siguruar fitoren me gjithsej 4.438 vota, përcjell INA.

Ndërkohë, kundërkandidati i tij nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski, ka mbetur pas me 4.175 vota.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bërvenicë u ndoqën me vëmendje të lartë publike, duke u kurorëzuar me mbylljen e këtij cikli zgjedhor që përcakton udhëheqjen e re komunale për qytetarët e kësaj zone.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

​Në Idrizovë konfiskohet drogë dhe 171 tableta – arrestohet gruaja që shkonte në vizitë tek i burgosuri

09.11.2026

Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut ngre dyshime për kapital koroziv

10.11.2026

Mickoski sqaron: Teoria e jurisprudencës në shqip, praktika në maqedonisht

09.11.2026

Filkov: Provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht, nuk ka bazë ligjore për gjuhët tjera

08.11.2026