MAQEDONIA

Arkin Jahiji nesër pranon zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

Kosova.Today ·

Arkin Jahiji, kryetari i zgjedhur i Komunës së Bërvenicës, nesër në orën 11:00 do të pranojë zyrtarisht mandatin nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve. Lajmi është bërë i ditur nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përmes një njoftimi...

Arkin Jahiji, kryetari i zgjedhur i Komunës së Bërvenicës, nesër në orën 11:00 do të pranojë zyrtarisht mandatin nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.

Lajmi është bërë i ditur nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përmes një njoftimi drejtuar mediave.

„Ju informojmë se nesër në orën 11:00 do të bëhet pranimi i mandatit nga ana e kryetarit të Komunës së Bërvenicës, z. Arkin Jahiji, pranë Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ndërkohë, Jahiji ka ndarë edhe një mesazh publik, duke bërë të ditur se pas dy muajsh angazhimesh intensive, të dielën e ka shfrytëzuar për të kaluar kohë me familjen, ndërsa nga nesër nis zyrtarisht detyrën e re.

„Pas dy muajsh të ngarkuar me përkushtim, një e diel e qetë pranë familjes. Nga nesër, në krye të detyrës, me përgjegjësi, përkushtim dhe energji të reja”, ka shkruar Jahiji.

Në fund, ai u ka përcjellë qytetarëve urime për paqe, shëndet dhe harmoni në familjet e tyre.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

3.000 studentë përfitojnë bursa, aplikimi deri më 20 nëntor – për herë të parë edhe për studentët me aftësi të kufizuara

08.11.2026

Me dokumente ‘zviceran’, por me zemër në Sllupçan: Dr. Mirsad Osmani – një histori suksesi në Zvicër (Video)

08.11.2026

Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”

09.11.2026

Pesë raste me fruth në Maqedoni, eksperti ngre alarmin për rënien e mbulimit me vaksina

08.11.2026