Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi
Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar nën dyshimin për shkaktimin e humbjeve prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj kompanisë “Beogradske Elektrane”, gjatë kohës kur ishte drejtor i saj. Sipas N1, arrestimi i tij...
Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar nën dyshimin për shkaktimin e humbjeve prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj kompanisë “Beogradske Elektrane”, gjatë kohës kur ishte drejtor i saj.
Sipas N1, arrestimi i tij është kryer me urdhër të Prokurorisë Publike në Beograd.
Basta dyshohet se kishte aprovuar shpenzime të ndryshme në formë donacionesh për organizata dhe klube sportive, përfshirë klube futbolli, basketbolli, si dhe klube kalërimi, transmeton Klan Kosova.
The post Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.