JETA

Askush nuk e kishte menduar, konfirmohet opinionistja e parë e BBVK 5

Kosova.Today ·

Pas javësh të tëra përfoljesh, tashmë është zyrtare! Aktorja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj, do të jetë opinioniste e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova. ajmi është konfirmuar mbrëmjen e sotme përmes faqes zyrtare...

Pas javësh të tëra përfoljesh, tashmë është zyrtare! Aktorja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj, do të jetë opinioniste e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.

ajmi është konfirmuar mbrëmjen e sotme përmes faqes zyrtare të spektaklit në Instagram, ku është publikuar edhe fotografia prezantuese e saj.

Rudina është një emër i njohur i ekranit shqiptar, me një karrierë të gjatë në aktrim, humor dhe moderim. Publiku e njeh nga spektaklet “Portokalli” dhe “Al Pazar”, ndërsa ndër vite ka drejtuar edhe emisionin “Mos i fol shoferit”. Së fundmi, ajo ishte pjesë e panelit të moderatoreve të “Goca dhe Gra” në Top Channel.

E njohur për natyrën e saj spontane, humorin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë, Dembacaj tashmë merr një rol të ri televiziv, këtë herë duke komentuar lojën, përplasjet dhe marrëdhëniet mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Emri i saj kishte qarkulluar prej ditësh në mediat shqiptare si një nga kandidatet për karrigen e opinionistes, por vetëm tani është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni.

Big Brother VIP Kosova 5 nis këtë të premte, më 30 tetor, në Klan Kosova, duke hapur një kapitull të ri të spektaklit që ka mbajtur të mbërthyer publikun gjatë katër edicioneve të kaluara.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj

08.11.2026

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

07.11.2026

Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 154 mijë dollarë

07.11.2026

Rexhep Rexhepi fiton çmimin më prestigjioz në botën e orëve në Gjenevë

08.11.2026