KOSOVA

Astrit Haraqija sot del para Gjykatës, flet avokati i tij

Kosova.Today ·

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është arrestuar ditën e djeshme në kuadër të një operacionit policor “Heshtja”, që u zhvillua kundër një grupi të dyshuar për trafikim të kokainës në rajonin e Prishtinës. Lidhur më këtë për...

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është arrestuar ditën e djeshme në kuadër të një operacionit policor “Heshtja”, që u zhvillua kundër një grupi të dyshuar për trafikim të kokainës në rajonin e Prishtinës.

Lidhur më këtë për Indeksonline ka folur avokati i tij, Korab Bokshi.

Bokshi thotë se Astrit Haraqija si figurë publike ka mundur të ketë kontakt me përsonat e përfshirë në rast mirëpo që nuk ka lidhje me rastin konkret.

“Policia ka nisur hetimet me pretendim që klienti im është i përfshirë në një grup për kontrabandim me lëndë narkotike, klienti im nuk ka lidhje e as nuk i njeh antarët e grupit, si figurë publike ka mundur me pas kontakt po jo për këtë rast, ne si mbrotje nuk kemi ndonjë fakt që Astrit ka lidhje me këto veprime. Ai shprehimisht është deklaruar se nuk ka lidhje me këtë punë”, thotë Bokshi për Indeksonline.

Më tutje Bokshi thotë se Policia ka realizuar edhe kontrollë në banesën e klientit të tij por që nuk ka gjetur asgjë që ndërlidhet me këtë rast.

“Është bërë kontroll në banesën e tij, janë sekueatruar disa të holla që kanë qenë të fëmijëve të tij, janë të argumentune dhe do ta dëshmojmë të ardhurën e tyre, po ashtu është gjetur një armë që Astriti e ka me leje por që i ka skadu afati i lejës edhe nuk e ka vazhdu per shkak të disa procedurave’’, thotë më tutje Bokshi për Indeksonline.

Seanca gjyqësore ndaj Astrit Haraqisë është caktuar për ditën e sotme.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione flet për Adem Jasharin (VIDEO)

15.11.2026

Kurti paralajmëron ndërprerje të tregtimit te energjisë me kompani serbe, arsye bllokada e linjave të interkoneksionit nga Beogradi

16.11.2026

Kosova ia kalon Shqipërisë në të ardhurat e shtresës më të varfër të popullsisë

16.11.2026

Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

15.11.2026