JETA

Avioni i Swiss-it kthehet prapa për shkak të “një ere të rëndë” në bord

Kosova.Today ·

Të premten në mëngjes, një fluturim i planifikuar i një aeroplani nga kompania ajrore Swiss  u detyrua të kthehej prapa për shkak të një “ere të pazakontë” në kabinën e pilotit dhe në pjesën e përparme të kabinës. Kompania ajrore e konfirmoi...

Të premten në mëngjes, një fluturim i planifikuar i një aeroplani nga kompania ajrore Swiss  u detyrua të kthehej prapa për shkak të një “ere të pazakontë” në kabinën e pilotit dhe në pjesën e përparme të kabinës.

Kompania ajrore e konfirmoi incidentin për transmetuesin publik të Zvicrës, SRF. Pasagjerët mbetën të padëmtuar, transmeton albinfo.ch. Një zëdhënës i Swiss-it tha se ekuipazhi kishte vënë re një erë “të pazakontë” në kabinën e pilotit menjëherë pas ngritjes së aeroplanit.

Kur era u vu re edhe në pjesën e përparme të kabinës, ekuipazhi vendosi të kthehej në Cyrih.

Zëdhënësi theksoi se nuk kishte zjarr në aeroplan. 151 pasagjerët në bord do të barten në fluturake të tjera.

Shkaku i erës është ende i paqartë dhe aktualisht është nën hetim.

The post Avioni i Swiss-it kthehet prapa për shkak të “një ere të rëndë” në bord appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga Raiffeisen u largua pas skandalit, në TEB mban pozitë drejtuese – kush e verifikoi të kaluarën e Albion Feratit dhe çfarë garancie kanë klientët?

07.11.2026

Universiteti i Freiburgut, Zvicër, i ndan një doktoratë nderi Lea Ypit

07.11.2026

Reshje shiu në fillim të javës në Zvicêr, të premten pritet rënie e ndjeshme e temperaturave

10.11.2026

Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 154 mijë dollarë

07.11.2026