JETA

Avioni ushtarak belg befason banorët në Zvicër duke fluturuar në lartësi të ulët

Kosova.Today ·

Fluturimet e pazakonta të një avioni ushtarak belg kanë tërhequr vëmendjen e banorëve në disa zona të Zvicrës, veçanërisht në rajonin e Linthebene. Bëhet fjalë për një transportues ajror Airbus A400M Atlas, i cili është parë duke fluturuar...

Fluturimet e pazakonta të një avioni ushtarak belg kanë tërhequr vëmendjen e banorëve në disa zona të Zvicrës, veçanërisht në rajonin e Linthebene. Bëhet fjalë për një transportues ajror Airbus A400M Atlas, i cili është parë duke fluturuar disa herë në lartësi të ulët dhe duke kryer manovra në këtë pjesë të vendit, transmeton albinfo.ch.

Sipas dëshmitarëve, avioni është vërejtur disa herë mbi zonën e Linthit dhe deri në Mollis, në kantonin Glarus. Madhësia e tij dhe lartësia e pazakontë e fluturimit kanë shkaktuar habi te banorët.

Arsyeja e këtyre fluturimeve është një stërvitje e përbashkët ushtarake mes Ushtrisë së Zvicrës dhe Forcave Ajrore të Belgjikës. Në kuadër të ushtrimit “Air Land Practice Switzerland”, të dyja palët po trajnohen për transportimin dhe zhvendosjen e personelit, automjeteve dhe pajisjeve ushtarake.

Avioni belg Airbus A400M do të vazhdojë operimin nga aeroporti ushtarak i Dübendorf-it, në kantonin e Cyrihut, deri të enjten. /Albinfo.ch

The post Avioni ushtarak belg befason banorët në Zvicër duke fluturuar në lartësi të ulët appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sigurimet e veturave në Zvicër pritet të shtrenjtohen sërish në vitin 2027

08.11.2026

1.363 trilion franga zvicerane në fonde të qëndrueshme

08.11.2026

Kërcënimet me bomba në aviacionin evropian, Zvicra ftohet në takimin e BE-së

10.11.2026

Çaste magjike nga koncerti i tenorit shqiptar Ramë Lahaj në Vjenë

08.11.2026