MAQEDONIA

Bajram Rexhepi i BDI-së akuzon inxhinierin Ibrahim Ferati se e ka kërcënuar me jetë, Ferati mohon një gjë të tillë

Kosova.Today ·

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë Bajram Rexhepi ka akuzuar sot inxhinierin Ibrahim Ferati për kërcënim me jetë përmes mesazhit sms. Sipas Rexhepit, kërcënimi ka ardhur si pasojë e siç pretendon ai, zbardhjes se planit apo studimin e fizibilitetit,...

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë Bajram Rexhepi ka akuzuar sot inxhinierin Ibrahim Ferati për kërcënim me jetë përmes mesazhit sms. Sipas Rexhepit, kërcënimi ka ardhur si pasojë e siç pretendon ai, zbardhjes se planit apo studimin e fizibilitetit, për sipërfaqen dhe objektin tek zjarrfikësit e Tetovës.

“Unë mbrëmë kam pranuar kërcënime nga personi Ibraim Ferati, i cili është vëllai i pronarit dhe autorit të këtij planit të vjedhjes dhe njëkohësisht është edhe pronar i kompanisë që bën ndërtimin e objektit të Komunës dhe në të njëjtën kohë është edhe bashkëpronar me dajën e Bilall Kasamit. Ne sot kemi denoncuar në Polici këtë kërcënim dhe dua t’ju bëj me dije të gjithë atyre që përdorin metoda të tilla mesjetare kërcënimesh, që jo vetëm që nuk mund të na kërcënojnë në mënyrë të tillë, të na frikësojnë, përkundrazi ne do të denoncojmë çdo hap që planifikon vjedhjen e pronës së tetovarëve, deklaroi Bajram Rexhepi, BDI

Alsat kontaktoi Ibrahim Feratin. Ai mohoi kategorikisht të ketë kërcënim me jetë nga ana e tij.

“Të dhënat e zotëri Bajram Rexhepit, të dhëna për mediat sa i përket kërcënimit të pretenduar janë totalisht të pavërteta dhe ajo vërtetohet me sms mesazhin qe ja kam dërguar. Mesazhin si foto dokumentacion ua dërgoj shtojcë të këtij mesazhi. Me respekt Ibraim Fearti”, Është përgjigjur me shkrim inxhinieri Ibrahim Ferati.

Policia e Tetovës konfirmon denoncimin e Rexhepit për kërcënim, ndërkohë Ibrahim Ferati ka paditur Rexhepin për denoncim të rrejshëm./Bashkim Sulejmani/Alsat.mk


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Qindra foshnja lindin para kohe në Shkup, mjekët në betejë të përditshme për jetën e tyre

09.11.2026

Mexhiti: ZNAM-i dhe BDI po veprojnë të sinkronizuar kundër shqipes në jurisprudencë

09.11.2026

BE-ja do të reagojë nëse Bullgaria përdor protokollin e bllokadës ndaj Maqedonisë

08.11.2026

Autostrada Shkup-Bllacë, si është planifikuar, kush po e realizon dhe deri kur?

09.11.2026