KOSOVA

Bajrami: Shtatë vjet kanë përfituar tregtarët e energjisë, tash po na shiten si patriotë

Kosova.Today ·

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë nga Serbia. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka...

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë nga Serbia.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se ajo e ka ditur se kush përfiton dhe kush pëson nga vendimet e marra ndër vite në sektorin e energjisë.

Ajo ka përmendur kundërshtimin e projekteve energjetike, përfshirë ndërtimin e termocentralit të planifikuar nga kompania ContourGlobal, projektin e gazit amerikan përmes MCC-së, si dhe gazin e lëngshëm amerikan.

“Shtatë vjet kanë përfitu tregtarët e energjisë. E me gjasë, jo veç ata, por edhe këta që e kanë leju këtë gjendje”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka kërkuar që Qeveria të japë llogari për paratë e qytetarëve dhe përfitimet që, sipas saj, kanë realizuar tregtarët e energjisë dhe personat që kanë lejuar krijimin e kësaj situate.

“Tash me këtë vendim na shiten si patriotë të kësaj dekade. Po hajde, tregojuni qytetarëve ku kanë përfundu paratë e tyre: në fitime të majme për tregtarët e energjisë, manipuluesit e tregut dhe ata që e kanë leju këtë gjendje”, ka deklaruar Bajrami.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

6.3 miliardë importe për 10 muaj – nga Kina te Gjermania, ja çfarë po importon më së shumti Kosova

14.11.2026

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

14.11.2026

Kurti paralajmëron ndërprerje të tregtimit te energjisë me kompani serbe, arsye bllokada e linjave të interkoneksionit nga Beogradi

16.11.2026

Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda për Kosovën

16.11.2026