JETA

Era Balaj prezantohet në festivalin ndërkombëtar të filmit në Montpellier

Kosova.Today ·

  Aktorja kosovare Era Balaj po shënon një tjetër paraqitje në skenën ndërkombëtare të kinematografisë. Filmi i shkurtër “Qentë nuk kanë ëndrra”, në të cilin ajo interpreton, është përzgjedhur në garën zyrtare të edicionit të 48-të të Festivalit...

Aktorja kosovare Era Balaj po shënon një tjetër paraqitje në skenën ndërkombëtare të kinematografisë. Filmi i shkurtër “Qentë nuk kanë ëndrra”, në të cilin ajo interpreton, është përzgjedhur në garën zyrtare të edicionit të 48-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar Cinémed, që mbahet në Montpellier të Francës, transmeton albinfo.ch.

Me këtë rast, Era Balaj dhe regjisori Hanis Bagashov u pritën në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Francë nga ambasadori Lulzim Hiseni dhe Laurant Osmani, këshilltar për çështje kulturore.

Takimi shërbeu për të vlerësuar rrugëtimin artistik të aktores kosovare dhe interpretimin e saj në filmin e përzgjedhur për garën zyrtare të festivalit.

Përmes promovimit të artistëve dhe krijimtarisë bashkëkohore, Kosova synon të forcojë praninë e kulturës së saj në Francë dhe në skenën ndërkombëtare, si dhe të zhvillojë më tej shkëmbimet kulturore përmes kinematografisë.

Filmi “Qentë nuk kanë ëndrra” është pjesë e programit zyrtar të festivalit Cinémed, një platformë për prezantimin e krijimtarisë filmike në Montpellier./Albinfo.ch

The post Era Balaj prezantohet në festivalin ndërkombëtar të filmit në Montpellier appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga pozitat e larta fetare në Zvicër, Bashkim Aliu mbetet pa funksione!

08.11.2026

1.363 trilion franga zvicerane në fonde të qëndrueshme

08.11.2026

Zvicra një hap më afër rikthimit në Erasmus+, mbështetet financimi prej 193 milionë frangash

07.11.2026

Kërcënimet me bomba në aviacionin evropian, Zvicra ftohet në takimin e BE-së

10.11.2026