SHQIPERIA

Rama flet për Ballukun dhe Veliaj në Asamblenë e PS: Raporti me drejtësinë nuk ndryshon, paraburgimi është i padrejtë

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama është ndalur te çështjet e Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke komentuar raportin e mazhorancës me drejtësinë dhe akuzat për ndërhyrje në çështjet...

Kryeministri Edi Rama është ndalur te çështjet e Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke komentuar raportin e mazhorancës me drejtësinë dhe akuzat për ndërhyrje në çështjet që përfshijnë figura të rëndësishme të PS-së.

Duke iu referuar rastit të Belinda Ballukut, Rama hodhi poshtë pretendimet se kishte ndërmarrë një nismë për ta mbrojtur atë nga drejtësia, pas vendimit të socialistëve për të mos votuar pro heqjes së imunitetit dhe paraburgosjes së saj.

Kryeministri argumentoi se ky qëndrim nuk ka penguar hetimet e SPAK, të cilat vijuan dhe përfunduan me dërgimin e çështjes për gjykim.

“U ngrit një furi se si e mbrojta Belinda Ballukun nga drejtësia. Raporti ynë me drejtësinë ka qenë dhe mbetet një raport pushtetesh të ndara, dhe kush ka një problem me drejtësinë, e ka personal, të vetin, me avokatët e vet. Unë dhe PS-ja nuk bëjmë avokatin e askujt”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se socialistët nuk kishin arsye të votonin për paraburgosjen e një kolegeje pa gjyq, ndërsa theksoi se qasjen ndaj masave të sigurisë do ta kundërshtojnë përmes ndryshimeve ligjore.

Në fjalën e tij, Rama është ndalur edhe te Erion Veliaj, në kontekstin e diskutimeve për raportin mes politikës dhe drejtësisë, si dhe zhvillimeve brenda Partisë Socialiste.

Kryeministri nuk i ka bërë bashkë dy çështjet, por i ka trajtuar në kuadër të qëndrimit që, sipas tij, duhet të mbajë PS-ja ndaj proceseve të drejtësisë dhe përgjegjësive individuale të personave që përballen me to.

The post Rama flet për Ballukun dhe Veliaj në Asamblenë e PS: Raporti me drejtësinë nuk ndryshon, paraburgimi është i padrejtë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

13.11.2026

Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, ja çfarë parashikohet dhe roli i SHISH-it

12.11.2026

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës përcakton tarifat e reja

12.11.2026

1 orë përpara Asamblesë së PS, Veliaj publikon fjalimin: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

14.11.2026