MAQEDONIA

Banka Popullore: Heqja e licencës së Alta Bankës në Serbi nuk nënkupton automatikisht heqjen e licencës së kësaj banke në Maqedoni

Kosova.Today ·

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut sqaron se vendimi i Bankës Popullore të Serbisë për revokimin e licencës së punës së Alta Bankës në Beograd nuk nënkupton automatikisht revokimin e licencës së Alta Bankës SHA Manastir, përcjell TV21....

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut sqaron se vendimi i Bankës Popullore të Serbisë për revokimin e licencës së punës së Alta Bankës në Beograd nuk nënkupton automatikisht revokimin e licencës së Alta Bankës SHA Manastir, përcjell TV21. Nga Banka Popullore theksojnë se vendimi i autoriteteve serbe ka të bëjë vetëm me veprimtarinë e bankës në Serbi, ndërsa banka në Maqedoninë e Veriut është person juridik i pavarur, i themeluar dhe i regjistruar sipas legjislacionit vendor.

“Banka vendore është person juridik i pavarur, i themeluar dhe i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, veprimtaria e së cilës vlerësohet në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore vendore”, thuhet në njoftimin e Bankës Popullore.

Institucioni thekson se po e ndjek nga afër situatën dhe të gjitha rrethanat që mund të ndikojnë në funksionimin e bankës, përfshirë edhe rreziqet që burojnë nga lidhjet e saj pronësore.

“Banka Popullore, si mbikëqyrëse kompetente, e ndjek gjendjen dhe vepron në përputhje me dispozitat ligjore”, thuhet më tej në njoftim.

Nga Banka Popullore sqarojnë gjithashtu se marrja e pjesëmarrjes së kualifikuar në një bankë bëhet përmes një procedure gjithëpërfshirëse, gjatë së cilës vlerësohen kriteret e përcaktuara me ligj, bazuar në të dhënat zyrtarisht të disponueshme.

Në fund, institucioni u bën thirrje qytetarëve që të mbështeten në informacione zyrtare dhe të verifikuara, duke shmangur përfundimet e bazuara në pretendime të pakonfirmuara dhe spekulime.

“Banka Popullore do të vazhdojë ta ndjekë me kujdes gjendjen dhe të veprojë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe ekskluzivisht në përputhje me kompetencat e saj ligjore, në interes të sigurisë së sistemit bankar dhe mbrojtjes së depozituesve”, përfundon njoftimi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sali Ramadani në Parlament, 8 korrik 1997: “Unë jam nipi i Mefailave të Zajazit!”

08.11.2026

Marta Kos e përmendi Maqedoninë si shembull për ngecjen në zgjerimin e BE-së

09.11.2026

Pamje të pazakonta në Bit Pazar: Ndërtesa mbi ndërtesa dhe një gropë e mbushur me mbeturina

08.11.2026

Mexhiti: ZNAM-i dhe BDI po veprojnë të sinkronizuar kundër shqipes në jurisprudencë

09.11.2026