MAQEDONIA

Banka Popullore e Maqedonisë dhe guvernatori Slaveski dorëzuan kallëzime penale kundër Filipçes, Dimitrijeviqit dhe Zhernovskit në lidhje me „Alta Bankën“!

Kosova.Today ·

Banka Popullore dhe guvernatori Trajko Sllaveski kanë dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, si dhe kundër sekretarit të përgjithshëm të partisë, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, në lidhje me ngjarjet rreth Alta...

Banka Popullore dhe guvernatori Trajko Sllaveski kanë dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, si dhe kundër sekretarit të përgjithshëm të partisë, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, në lidhje me ngjarjet rreth Alta Banka AD Manastir.

Kallëzim i veçantë penal është dorëzuar kundër sekretarit për bashkëpunim ndërkombëtar të LSDM-së, Andrej Zhernovski, njoftojnë mediat maqedonase.

Për momentin nuk ka më shumë detaje se çfarë përmbajnë saktësisht kallëzimet penale.
Kryeministri Hristijan Mickoski më parë i bëri thirrje Prokurorisë Publike që të reagojë pas, siç tha ai, tentativave për përhapjen e panikut në rastin me „Alta Banka“ AD Manastir.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

10.11.2026

Gjashtë vjet pa ty, miku im, koha kalon, por miqësia, veprat dhe kujtimi për ty mbeten të përjetshme

10.11.2026

Pacientët me kancer ankohen për mungesë terapish dhe barna jashtë listës pozitive

10.11.2026

As shqipja, as Evropa nuk i pëlqejnë Apasievit: Sulmon takimin Shasivari–Rokas!

11.11.2026