SHQIPERIA

Bardhi reagon mbi konsultimet për zgjedhjet vendore: Kjo është një teatër politik

Kosova.Today ·

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj ftesës së Presidentit Bajram Begaj për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore. Bardhi e cilëson këtë proces si një “teatër politik”, duke...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj ftesës së Presidentit Bajram Begaj për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Bardhi e cilëson këtë proces si një “teatër politik”, duke akuzuar Begajn se nuk po përmbush rolin e tij kushtetues dhe se nuk po u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Reagimi i plotë:

Sapo jam njohur me shkresën e Institucionit të Presidentit për thirrjen e konsultimeve lidhur me datën që Edi Rama ka paracaktuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. E përbuz me neveri këtë teatër politik.

Ftesa e Bajram Begajt është tërësisht e shpërfillshme dhe nuk meriton as koment. Për fat të keq, Shqipëria nuk ka një President të Republikës që përmbush rolin e tij kushtetues, por një ministër pa portofol në shërbim të Edi Ramës.

Shqiptarët janë në shesh për të kërkuar, ndër të tjera, garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse Shqipëria do të kishte një President që e ushtron realisht funksionin e tij kushtetues, ai do ta trajtonte këtë çështje si një emergjencë demokratike dhe do t’u përgjigjej me seriozitet shqetësimeve që prej muajsh po i nxjerrin qytetarët në shesh.

Në vend që të heshtë përballë këtyre shqetësimeve, Presidenti duhet të ishte zëri i Kushtetutës, i demokracisë dhe i qytetarëve. Por, në vend që të përmbushë këtë detyrim, ai zgjedh të mbetet në rolin e një spektatori, duke i shërbyer pushtetit në vend që të mbrojë institucionin që përfaqëson.

Zgjedhjet vendore 2027, Begaj fton partitë në konsultime për datën e votimit

The post Bardhi reagon mbi konsultimet për zgjedhjet vendore: Kjo është një teatër politik appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

09.11.2026

Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet

09.11.2026

Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër grabitje në të njëjtën zonë

09.11.2026

7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, lihet ‘detyrim paraqitje’ mësuesi i fizkulturës në Selenicë

08.11.2026