SHQIPERIA

Begaj dekreton datën 9 maj për zgjedhjet vendore

Kosova.Today ·

Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme për organet e qeverisjes vendore në Shqipëri. Në njoftimin zyrtar, Presidenca bën me dije se vendimi është marrë pas konsultimeve me përfaqësues...

Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme për organet e qeverisjes vendore në Shqipëri.

Në njoftimin zyrtar, Presidenca bën me dije se vendimi është marrë pas konsultimeve me përfaqësues të forcave politike të përfaqësuara në Kuvend dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Në konsultim morën pjesë Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ndërsa subjektet e tjera politike nuk iu përgjigjën thirrjes së Presidentit.

Sipas Presidencës, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve propozoi 9 majin, duke argumentuar se caktimi i kësaj date do t’u jepte institucioneve më shumë kohë për përgatitjen dhe marrjen e masave zbatuese. Edhe Partia Socialdemokrate shprehu parapëlqimin për këtë datë.

Zgjedhjet lokale, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të zhvillohen në periudhën zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela nga 15 prilli deri më 15 maj.

Në njoftim theksohet se data e përzgjedhur nuk lidhet me asnjë favorizim të palëve politike dhe nuk cenon vullnetin e lirë të zgjedhësve.

The post Begaj dekreton datën 9 maj për zgjedhjet vendore appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026

Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë. Njëri prej tyre mbante kanabis, mjet shpues dhe imitim arme zjarri

08.11.2026

Apeli zbardh arsyet, pse u izolua në shtëpi Vlora Hyseni

09.11.2026

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

09.11.2026