MAQEDONIA

Bekim Sali: Po dalin në sipërfaqe heronjtë e Alta Bankës, bishti i tyre shkon deri në Zajaz

Kosova.Today ·

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth Alta Bankës, duke e lidhur këtë çështje me kundërshtimet ndaj provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe Ligjit për...

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth Alta Bankës, duke e lidhur këtë çështje me kundërshtimet ndaj provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Në një postim, Sali ka përdorur gjuhë të drejtpërdrejtë, duke aluduar në arsyet e kundërshtimit të këtyre dy zgjidhjeve.

“Po dalin në sipërfaqe heronjtë e Altabankës. Kështu po merret vesh edhe pse u pengon zgjidhja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe pse u pengon Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Dikush ua paska zënë bishtin me derë. Ndërsa bishti qenka i gjatë deri në Zajaz”, ka shkruar Sali.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Filipçe: Qeveria e LSDM-së nuk kishte miratuar shitjen e aksioneve të Maqedonisë te Alta Banka

11.11.2026

Qoku: Si përfunduan aksionet e krushkut të Ahmetit te banka serbe Alta Bank?

11.11.2026

Gashi: Sipas perspektivës time, për VLEN-in do të ishte më mirë tash të ketë zgjedhje

10.11.2026

Këto janë top tre kompanitë më të mira nga TOP 100 për 2026

11.11.2026