MAQEDONIA

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua?

Kosova.Today ·

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian në Dublin, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sali, i cili është pjesë e...

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian në Dublin, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sali, i cili është pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në këtë samit, ka vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe nevojën për thellimin e bashkëpunimit në funksion të qytetarëve dhe perspektivës evropiane të rajonit.

“Besoj se forcimi i marrëdhënieve, komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona është në interes të qytetarëve tanë dhe të perspektivës evropiane të rajonit”, ka shkruar Sali.

Ai ka theksuar se lidhjet e veçanta historike dhe kulturore përbëjnë një bazë të fortë për avancimin e bashkëpunimit dhe përparimin e përbashkët drejt integrimit evropian.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj se po”

12.11.2026

Saranda Imeri Stafai: Me dokumente nxorëm në shesh ata që dhanë urdhër për sjelljen e Alta Bankës serbe

11.11.2026

32-vjeçarja nga Shkupi pëson djegie të rënda, u përpoq të ndizte zjarr me benzinë

11.11.2026

“80 me 0” në Spitalin e Kumanovës?! Hyseni shpërthen: “As në komunizëm shqiptarët nuk janë nënçmuar kështu!”

12.11.2026