SHQIPERIA

Berisha: Çmimet e apartamenteve kanë arritur në 4 mijë euro për metër katror

Kosova.Today ·

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për rritjen e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri. Gjatë deklaratës së tij, Berisha pretendoi se ndërtimet në vend po përdoren për të investuar shumat e mëdha të parave, duke...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për rritjen e çmimeve të apartamenteve në Shqipëri.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha pretendoi se ndërtimet në vend po përdoren për të investuar shumat e mëdha të parave, duke bërë që çmimet e pronave të bëhen të papërballueshme për qytetarët shqiptarë.

“Pse ka shkuar 4000 tani? Sepse vagonët dhe kontejnerët e eurove dhe dollarëve të drogës investohen të gjithë kryesisht në kullat dhe ndërtimet në Shqipëri, resortet turistike dhe ndërtimet në Shqipëri.

Një miku im shkoi të blinte tek një ndërtues afër qendrës, një apartament. Se e njihte atë. Nuk kam, i tha. Si nuk ke, i tha. Po ti? Jo, tha, unë i kam shitur. I kam shitur…

Ai nuk i kishte shitur të gjitha, po ai i kishte shitur aq shtrenjtë çunave, saqë s’kishte nevojë të shiste asnjë metër katror dhe ata i priste për to, që të vinin çunat e tjerë t’ia merrnin me këtë çmim. Përfundimisht miku im u kthye, nuk bleu dot shtëpi”, tha Berisha.

Keu i PD pretendoi gjithashtu se një pjesë e këtyre apartamenteve blihen dhe mbeten bosh, pasi sipas tij, qëllimi kryesor i investitorëve është pastrimi i parave.

“Ata që i investojnë, të tjerët vijnë e i blejnë me çmime që qytetari shqiptar s’mund t’i prekë kurrë. Dhe ato mbeten bosh, i lënë aty se problemi i tyre madhor është të mos u kalben eurot nën tokë.

I keni dëgjuar ju telefonatat që i thotë: do t’i vendosësh arkat tek 180 rrënjë ulli, dhe me i siguruar mirë se mos na u futet lagështira dhe shiu. Dhe kur thotë arkat, e dini mirë se çunat, trafikantët e drogës nuk përdorin kartëmonedhë tjetër vetëm 500-shen, shtoi Berisha.

The post Berisha: Çmimet e apartamenteve kanë arritur në 4 mijë euro për metër katror appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nënkryetari i PD-së: Mbështetja e protestës së studentëve nga Partia Demokratike është detyrë patriotike

07.11.2026

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

08.11.2026

Përplasje në protestën e studentëve, të rinjtë e maskuar qëllojnë me gurë efektivët

07.11.2026

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar

09.11.2026