SHQIPERIA

Berisha paraqitet për masën “detyrim paraqitjeje”, akuzon SPAK: Po amniston krimin elektoral

Kosova.Today ·

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit të hënën në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha dha një deklaratë për mediat, ku akuzoi SPAK-un mos hetim të shkeljeve...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit të hënën në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha dha një deklaratë për mediat, ku akuzoi SPAK-un mos hetim të shkeljeve zgjedhore, duke iu referuar edhe raporteve të institucioneve ndërkombëtare për zgjedhjet e 11 majit.

“Edhe njëherë dua të denoncoj krimin monstruoz të amnistisë nga ky institucion partiak të krimit elektoral. Krimi elektoral në Shqipëri është sot i certifikuar me dokumentet më themelore të institucioneve ndërkombëtare që merren me zgjedhjet.

Krimi elektoral në Shqipëri ka arritur formën më të egër, më barbare, atë që quhet parti-shtet. Institucionet më serioze ndërkombëtare, ODIHR, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamentin Evropian kanë gjetur se zgjedhjet e 11 majit, partia dhe shteti, institucioni dhe strukturat partiake u shkrinë në një”, tha Berisha.

The post Berisha paraqitet për masën “detyrim paraqitjeje”, akuzon SPAK: Po amniston krimin elektoral appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë

08.11.2026

Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 150 vite burg për 6 të pandehurit dhe 8 vite për të penduarin Luftar Reçi

09.11.2026

Ky është autori i dyshuar që grabiti bankën në Komunën e Parisit

09.11.2026

Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër grabitje në të njëjtën zonë

09.11.2026